Reforma në Akademi, Gjinushi
për Report Tv: Unë, rol katalizatori

Reforma në Akademi, Gjinushi<br />për Report Tv: Unë, rol katalizatori<br /><br>
Pas debatit për produktivitetin e Akademisë së Shkencave, deri në ndërprerjen e fondeve të këtij institucioni nga kryeministri Edi Rama janë ngritur dy grupe pune për reformimin e këtij institucioni me anë të krijimit të një ligji të ri “Për akademinë e Shkencave të republikës së Shqipërisë”. Akademiku Skënder Gjinushi, tregon për Report Tv rolin e tij në këtë nismë. 

Debati më i madh për reformimin ka qenë do të ketë apo jo institute Akademia e Shkencave, ku Gjinushi thekson se mungesa sërish e instituteve ka qenë një konsensus me qeverinë. 

Megjithatë, Gjinushi shprehet se ligji i ri është fillim i duhur për ringritjen e Akademisë së Shkencave.

-Zoti Gjinushi, Akademia e Shkencave ka kaluar një periudhë të vështirë sidomos vitin që lamë pas. Dorëheqja e nënkryetarit Myzafer Korkuti dhe më pas të vetë kryetarit Gudar Beqiraj, e pasuar me ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e fondeve. Sipas jush, në çfarë gjendjeje është sot Akademia e Shkencave?
Tani duhet  kuptuar që nevoja për një reformim të Akademisë lind për dy arsye, e para: jemi në kushtet kur qeveria ka ndërmarrë  një reformë në arsimin e larte, dhe ndërkohë  një reformë për arsimin shoqërohet me një reformë për  Akademinë e  Shkencave,  si organi më përfaqësues i shkencës në një vend dhe si një ndër organet më kryesore që luan rolin promovues, hulumtues, vizionar në drejtim  të kërkimit. E dyta është  sepse u ndërmor një reformë në vitin  2008 e cila  dha rezultate negative ishte që institutet pranë akademisë kaluan pranë shkollave të larta, pra u përdor një model që nuk gjendet në vendet e tjera. Në të dyja  masat u krijua një problem sepse  pati nje ndërhyrje politike, pati dhe një efekt në rënien e punës Akademike dhe të imazhit të Akademisë. Për këto është nevoja të rimerret një reformë, të bëhet një ligj i ri për Akademinë e Shkencave, të reflektoje mbi të gjitha mundësitë maksimale për të bërë një ri-ngritje të punës së Akademisë dhe një riorganizim i Akademisë për të ardhmen, dhe një rivendosje në pozicionit të saj në piramidën e kërkimit. Duke qenë si organ elitar në krye, nxit kërkimin shkencor, nxit dhe  qeverinë për të investuar. Anëtarët e Akademisë zgjidhen për atë që kanë dhënë,për produktin.  Heqja e instituteve solli imazhin që ASh nuk është më produktive.

-I zgjedhur si njeriu që do të reformojë këtë institucion, si kryetar i grupit të punës për projektligjin “Për ASH të Republikës së Shqipërisë” nga Ministria e Arsimit, në ç’fazë janë konsultimet? Dhe në ç’përfundim keni dalë prej tyre? 
Roli im është ky dmth, unë duke qenë anëtar akademie, unë kam qenë i ngrirë...pa konflikt interesi, nga ana tjetër e njoh Akademinë dhe nivelin e kërkimit nga brenda. Janë disa komisione që punojnë, grupi pranë ministrisë që bëjnë akte ligjore, dhe në këtë grup jam unë, Zv/Ministri dhe disa akademikë të tjerë. Është dhe një grup prap që merret me aktet nënligjore, se Akademitë japin paqe, rëndësi, statut, se ligji nuk rezauron tërë detyrat, procedurat, kurse statuti detajon mirëfunksionimin e Akademisë si organizim i brendshëm dhe në ushtrim të aktivitetit. Pra janë dy grupe që punojnë,një grup pranë Ministrisë së Arsimit dhe tjetri pranë Akademisë. Unë kam rol katalizatori aty, edhe i Ministrisë ,edhe i Akademisë. Pranë Akademisë ngrihen njësi kërkim,i studimi, që marrin detyra të caktuara, pra lihet një gjë e hapur, por dhe ruhet kompromisi i sotëm. Sot nuk ka ndonjë konflikt ministri-akademi, sepse qëllimi është i përbashkët.

-Çfarë propozimesh keni deri më tani?
Kemi bërë një sërë konsultimesh, ligji ribëhet i ri sepse shton elementë për fushën e Akademisë e cila nuk ka shumë kompetenca kuptohet që ato që shtohen justifikojnë bërjen e një ligji të ri. Normat të jenë në ligj, mos ti lihen subjektivizmit, kështu që kemi marrë mendimin e vetë institucioneve kërkimore, edhe të Akademisë së të rinjve, pasi ata janë më të zhveshur nga interesat apo debatet e sotme. Jemi në komunikim me “ALLEAN” që është bashkimi i Akademive evropiane, ata kanë dhënë një vlerësim direkt të parë për projektligjin. Por është parashikuar dhe një takim direkt me ta, nuk ka kontradikta apo alternativa.

-Cili është kontributi i Akademisë së të Rinjve në projektligj dhe më tej? A ka pasur përplasje në mendime mes grupit të punës me akademikët e rinj? 
Kam parë që është një gjë pozitive, parashikohet që në ligj të jetë dhe Akademia e të rinjve, pasi duhen disa prurje të reja që sjellin mendimin e ri, pasi janë oponentë. Në këtë aspekt kontributi ka qenë gjithmonë pozitiv, me sanksionimin ligjor u jepet dhe një peshë më e madhe dhe përfshirja në komisione sepse një organ këshillimor duhet të jetë sa më i hapur.

-Sipas jush për reformimin e kërkimit shkencor partner kyç duhet të jetë edhe qeveria. Sipas projektligjit, Akademia është një institucion autonom në kërkimin shkencor si dhe një organ këshillimor i qeverisë për rekomandime të kërkimit shkencor apo projekteve të së ardhmes. Si e shihni këtë marrëdhënie? 
Kërkimi është i pavarur se janë kërkuesit që çajnë, nxisin hapjen e fushave të reja, pra ekzekutivi e ka të vështirë që të ndikojë në kërkim por ka një ndikim indirekt se varet  kë financon më shumë, se kush ka më shumë perspektivë, ose nuk hap një sektor se mendon se nuk është produktiv ku ai për të ardhmen është shumë rezultativ. Këtu është  debati i parë që bëhet midis Akademisë, qeverisë, instituteve dhe shkollave të arsimit të lartë, ti je i pavarur që në atë që kërkohet një studim nga qeveria ti thua mendimin tënd jo atë që do qeveria. Këshillimi është gjithmonë shkencor, profesional, jopolitik. Vartësi në këtë bashkëpunim është i domosdoshëm sepse Akademia mund të japë shumë ata që e zbatojnë,financimin kanë rekomandime të vyera por duhet ta dëgjojë ata që zbatojnë,pastaj financimin e ka qeveria,me sa buxhet jep nuk mund të presësh ndonjë produkt të madh sepse ka probleme të aktivizimit, të organizimit, të ri-konceptimit, të cilësisë. Por përsëri pasi i rregullon këto, atë që ne vlerësojmë që me ligjin e ri do jetë pjesë e akteve dhe kritereve e pranimit dhe procedurat që ato të jenë transparente. Të gjitha këto rregullojnë premisa për një ri-ngritje të punës Akademike. Organet që janë në krye kanë rol promovues.

-Rol kyç ka edhe udhëheqësi i një institucioni. Si do të bëhet zgjidhja e kryetarit të Akademisë së Shkencave, z. Gjinushi dhe keni një emër në mendje?
Procedurat janë njëlloj, ligjet bëhen mire kur nuk ka emra. E rëndësishme është që të arrihet një konsensus i plotë me ministrinë, qeverinë, grupet e interesit që ky duhet të jetë pozicioni i ri i akademisë, pastaj fillon riorganizimi i ri sipas ligjit dhe statutit. Një nga elementët e rëndësishëm është zgjedhja e kryesisë së re, procedura në këtë  pikë njëlloj përveç ca kritereve për moshën dhe sa do jetë vullneti i ligjvënësit se do shkojë në kuvend sepse mund të ndërhyjë në një aspekt, sepse ka dhe papajtueshmëri të posteve. Reformimi i Akademisë nuk do marrë shumë kohë, në mars aktet janë gati, pastaj se sa do zgjasë kalimi në shqyrtim, kuvend ato nuk duhet të marrin kohë sepse 4-5gjëra janë të karakterit të rëndësishëm që është rënë dakord në parim, kurse detajet i ka Kuvendi. Pra procedura për zgjidhjen e Akademisë së Shkencave është e njëjtë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman