Reforma në Akademinë e Shkencave, rinisin debatet mes Fugës dhe grupit të punës

Dy projektligjet, ai i Akademisë së Shkencave edhe i Kodit të Etikës prej 8 muajsh janë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, dhe priteshin që nga dita në ditë të votoheshin në qeveri. Megjithatë, kryeministri Edi Rama, para pak kohësh i kërkoi grupit të punës për reformën, që të rishikohej edhe platforma e dorëzuar nga akademiku Artan Fuga. Në këtë mënyrë, ata së bashku mund të vendosin për platformën më të mirë. Por, nga diskutimet që u bën mes akademikëve sot në Librin Akademik të Akademisë së Shkencave edhe Fugës, duket sikur debatet për reformën po rifillojnë nga e para. 

 “Unë kam përshtypjen që ishte një mbledhje, që e kishte kërkuar grupi i punës i ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Akademia e Shkencave për reformën në Akademi, një mbledhje e asamblesë për të diskutuar, pasi zoti kryeministër ka thënë, që asnjëra nga platformat nuk duhet injoruar. Pozicioni im është, që unë i qëndroj asaj, që platforma e grupit të punës, e ngritur nga Ministria dhe Akademia nuk sjell reformim, e kalbëzon edhe më rëndë ASH. Është një riprodhim. Vjen si pasoj e faktit që nuk ka koncepte të reja, nuk gjen pozicionimin e Akademisë, e kërkimit shkencorë në Shqipëri, është një model që nuk funksionon edhe do ta degradojë edhe më keq”,-ka thënë Fuga.

Profesor Artan Fuga shprehet se është i hapur, që të debatohen dy platformat. Sipas tij, i është kërkuar që ky ballafaqim të bëhet sot, por për këtë i duhet kohë, dy apo tre ditë.

Sipas Skënder Gjinushit, kryetarit të grupit të punës, këto dy platforma nuk kanë ndonjë dallim dhe mund të jenë të integrueshme. Kurse, mendimi im është që ato dy platforma janë dy modele diemanetralisht të kundërt, që i japin dy forma edhe dy përmbajtje të ndryshme akademisë. Unë jam i hapur për të diskutuar, por që kjo të bëhet edhe në prani të ministres së Arsimit, e cila në dijeninë time, e pranon që të na thërrasë në zyrë edhe përpara saj ne të bëjmë debatimin. Nëse gjenden pika të përbashkëta le të bëhen, nëse këto pika nuk bëhen unë mendoj se këtë çështje nuk mund që ta zgjidhim me anë të votës, por do ta zgjidhim duke i çuar të dy platformat në një diskutim, në një juri të madhe, e cila të formohet nga komuniteti i shkencëtarëve, profesorëve edhe universitarëve në vend, që të thonë se cila nga platformat u duket më e përshtatshme.

Artan Fuga, akademik

Profesor Fuga shton më tej se ministrja e Arsimit i ka konfirmuar se është e mendimit që dalja e debatit nga kjo kështjellë e Akademisë, tek komuniteti i shkencëtarëve të vendit, për të debatuar gjënë më të mirë.

Platforma ime i jep një mundësi të plotë reformimi të Akademisë, ndërsa platforma tjetër nuk sjell asnjë ndryshim. Është e ndërtuar mbi bazën e dëshirave edhe interesave të vendit, që për mua nuk sjell asnjë ndryshim, është vetëm një fasadë që do të degradojë edhe më keq Akademinë e Shkencave, sikurse deri tani.

Artan Fuga, akademik

“Ka një projektligj, madje dy për akademinë edhe për kodin e etikës, që është mbështetur edhe ndërkombëtarisht dhe nga grupet e interesit edhe nga ministritë. Mjafton të rilexoni se çfarë tha kryeministri në Akademinë e Shkencave, që të dy këto projektligje janë të gatshëm për votim dhe normalisht duhet të votoheshin. Megjithatë, kryeministri këshilloi që të shihej edhe një herë nëse kishte dhe elementë për të marrë nga platforma apo projektligji i zotit Fuga”,-ka thënë akademiku Skënder Gjinushi.

Sipas Gjinushit kontradikta, sigurisht që deri dje në thelb nuk kanë pasur, por ka pasur në deklarime, sepse asnjëherë Fuga nuk e ka ballafaquar projektin e tij me të grupit të punës.

Pa hyrë në atë që është pak e çuditshme, që vetëm një individ të jetë kundër akademive evropiane, ministrive etj. Ne jemi befasuar që projekti i tij (nuk është më ai i pari) ka vetëm një rikthim tek reforma e vitit 2007. Pikërisht, ajo reformë që Fuga ka kritikuar, edhe ka kërkuar që të riformohet prapë akademia. Ta riformosh pas dhjetë vitesh është një pikëpyetje, pse? Do të thotë që ka dështuar e para. Vetëm ajo nuk mund të ribëhet, pavarësisht se është një reformë antikushtetuese, që edhe gjykata e ka cilësuar të tillë. E thënë me një fjali, është një reformë e këtij lloji, që sa herë ndërrohen maxhorancat, rithemelohen kushtetuta. Akademikët e rinj të zgjidhen nga procedura qeveritare, këtu ndahen.

Skënder Gjinushi, akademik

Asambleja mbështeti faktin që nëse hiqet kjo pjesë, që është futur pas fjalës së kryeministrit që është kthim mbrapa, pjesa tjetër është e përshtatshme.

 “Nuk ka gjëra që i ka varianti i Fugës dhe nuk i ka varianti ynë. Projekti i tij nuk është as sot në formën e projektligjit, është gjysëm katrahure teknikisht. Në përmbajtje nga mbi 70 për qind element të statusit, që nuk mund të jenë pjesë të ligjit...”,-u shpreh Gjinushi.

Edhe pse projektligji për Akademinë e Shkencave duhet të votohej këtë periudhë në qeveri, duket se të duhet të presim akoma, që reformimi i Akademisë së Shkencave të marrë udhë realisht

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik Gërdalla: 06/11/2018 00:39

    Kam qënë në klasë të pestë në 8-vjeçare kur ka ardhur për inspektim në shkollë, shoku Skënder. Tani jam 70 vjeç dhe shoku Skënder Gjinushi është përsëri pushteteve..

    Përgjigju
  • Irma: 06/11/2018 00:35

    Fuga nuk me mbush mendjen fare. Cfare ka prodhuar ai qe e mbani per akademik? I kane shteruar dhe vjeteruar njohjet dhe nuk eshte I updated me te rejat e fushave politike. Degjoheni kur flet, perdor nje fjalor bajat te rendomte e aspak akademik.

    Përgjigju
  • redi: 05/11/2018 18:56

    Fuga mund te kete mendmet e tij mbi modelin per Akademine e shkencave ,por Gjinushi eshte koke kristali dhe eshte shume racional dhe preciz ,ne ate qe thote dhe e mbron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend