Reforma Zgjedhore/ Çuçi e Bylykbashi letër Ruçit: Na duhen edhe 6 muaj kohë të arrijmë objektivat

Reforma Zgjedhore/ Çuçi e Bylykbashi letër Ruçit: Na duhen edhe 6 muaj kohë të arrijmë objektivat

Bledi Çuçi dhe Oerd  Bylykbashi

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon edhe 6 muaj shtesë për të përmbyllur punën e tij. Report TV ka siguruar një letër që dy bashkëkryetarët, Bledi Çuçi e Oerd  Bylykbashi i kanë dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit ku i kërkojnë dhe 6 muaj kohë për reformën.

Komisioni i Posaçëm për Zgjedhoren u ngrit në 13 tetor 2017 dhe kjo është hera e dytë që komisioni kërkon zgjatje afati. Deri më tani, komisioni ka zhvilluar disa mbledhje dhe disa tryeza konsultuese me ekspertët, por nuk është marrë ende asnjë vendim me rëndësi për tu arritur ndonjë dakordësi për dy krye-çështje: votimin elektronik dhe votën e emigrantëve. PS ka dhënë sinjale se dëshiron ta votojë reformën zgjedhore në Kuvend brenda këtij viti.

PDF/Kërkesa për shtyrjen e afatit të veprimtarisë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar 'Për realizimin e reformes zgjedhore'

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet