POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Refuzimi i Metës për Cakajn/ Lëvizja Vetëvendosje: Shqipërisë s’i duhen ministra të Baton Haxhiut të paguar me rrogë për vite

Albin Kurti, lider i Vetevendosjes

Refuzimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, ka sjellë reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëvendosje shprehet se Shqipërisë nuk i duhen ministra të “sjellë” nga analisti Baton Haxhiu apo presidenti Hashim Thaçi. Më herët, Baton Haxhiu i drejtoi edhe një letër presidentit Ilir Meta ku i kërkohej të dekretonte Cakajn si ministër. (Lexo këtu).

Vetëvendosje sqaron se para 2011, Cakaj ka qenë anëtar i VV-së dhe është larguar pa dhënë shpjegime. Vetëvendosje shton se Cakaj ka mbajtur qëndrime të rrezikshme në dy intervista të tij për Baton Haxhiun. Më tej në reagim thuhet se Cakaj është paguar nga Baton Haxhiu për vite me radhë për të realizuar sondazhe.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit

Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës.

Në emisionin e datës 3 janar 2018, në Klan Kosova, drejtori Baton Haxhiu tregon se si e ka njohur Gent Cakajn që prej moshës 15 vjeçare, dhe se si e ka ndjekur më tej zhvillimin e tij. Kujtojmë se Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së para dhe gjatë lufte, vartës i krerëve të saj, Jovica Stanishiq dhe Zoran Stijoviq, dhe i përfshirë direkt në planin për largimin e disa deputetetëve që u shkëputën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! vitin e kaluar, pasi morën padrejtësisht mandatet e fituara në emër të Lëvizjes. Në planet e Baton Haxhiut, duket se Gent Cakaj ka shërbyer si pararojë e të ikurve. Në Prishtinë dihet ajo që thotë Baton Haxhiu se e ka angazhuar për vite të tëra Cakajn me pagë shumë të lartë që të bëjë analizën e sondazheve të cilat i porosit Haxhiu. Prandaj, Baton Haxhiu sot e kërcënoi Presidentin Meta me një reagim, sepse është i shqetësuar për fatin e investimit të tij shumëvjeçar. Në të njëjtin emision televiziv, Gent Cakaj shfaq mbështetjen e tij për humbjen e 8.200 hektarëve që i ka ndodhur Kosovës përmes Marrëveshjes së padrejtë për “Demarkacionin” me Malin e Zi. Ai godet Komisionin e ri dhe profesional që u themelua pas kritikave të forta që mori marrëveshja. Cakaj deklaron: “Personalisht, nuk kam qenë askpak i bindur me punën e komisionit të ri, por unë nuk du tash të dal në rol të gjeografit brenda natës dhe të konstatoj ku është kufiri. Me aq sa kam kuptu logjikën e komisionit paraprak, gjithçka ka qenë konsistente me formulën dhe obligimet ndërkombetare.” Ai nuk del në rolin e gjeografit, por del në rolin e përmbaruesit që nuk merr parasysh asnjë prej argumenteve ligjore, diplomatike, shkencore, historike dhe aktuale që paraqiti Komisioni i ri, pas shkarkimit të Komisionit të z. Murat Mehës.

Më tej Cakaj deklaron: “Çeshtja është që normalizimi duhet të zgjidh dy çështje – rregullimin praktik të raporteve Kosovë-Serbi. Edhe nëse nuk presupozohet njohja, mosnjohja e Serbisë mos të manifestohet drejtperdrejt në terren”. Me këtë pozicionim, Cakaj del kundër qëndrimit zyrtar të Republikës së Shqipërisë edhe të Republikës së Kosovës, të cilat kërkojnë një marrëveshje që përfundon me njohje reciproke. Cakaj ka mbajtur një linjë në dëm të interesave kombëtare, dhe nuk nguron në intervistë as të shtyjë për idenë e zbatimit të një forme të “Zajednicës” në Kosovë.

Në datën 11 janar 2018, në intervistën e dytë të Cakajt në Klan Kosova me Baton Haxhiun, sqarohen disa qëndrime edhe më të rrezikshme. Aty ai mbron me të gjitha kapacitetet që ka idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës. Ai shkon aq larg sa merret edhe me ndarjen e aseteve të Trepçës, por përdor edhe shprehje si “Veriu i Mitrovicës, nëse mbet në Kosovë …”. Ai lë të nënkuptohet se nuk është kundër copëtimit të veriut dhe instalimit të një forme të “Zajednicës” në pjesët e tjerat të vendit.

Ne i vlerësojmë disa ide dhe politika progresive të Qeverisë Rama, si kalimi nga taksa e sheshtë te ajo progresive, vendosjen e shpërblimit për fëmijët e sapolindur, etj. Gjithashtu, e vlerësojmë edhe deklaratën e tij për pavarësinë e Kosovës në takimin e parë në Beograd me Vuçiqin në datën 10 nëntor 2014, por emërimi i Gent Cakajt ka qenë krejt i pavend.

Ndërkohë që një reagim ka pasuar në rrjetet sociale edhe nga deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, që thotë se Metra duhet të mos dekretonte as Besa Shahinin si ministre të Arsimit, sepse është mbesa e një spiuni.

“E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej. Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq! A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit? Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore. Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull"-shprehet Selimi në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (Lexo këtu).

f.g.
Komento

Komente

  • Emigranti: 11/01/2019 08:50

    Ja dhe luli I kosoves;erdhi momenti te nxjerin fytyren perseri,kush vec,albin leshi qe paguhet nga serboruset!hajde ne djall kur japin mend fashistet.

    Përgjigju
  • Bbb: 10/01/2019 23:19

    Pordhe me rigon Kosove

    Përgjigju
  • Konjak: 10/01/2019 20:58

    Te vertetat sado te hidhura qofshin ,duhet ti pranojm dhe te reflektojm.

    Përgjigju
  • Flamuri: 10/01/2019 19:40

    Na hape barkun o Albin

    Përgjigju