POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Cakaj'/ Meta: S'ka fuqi që më shantazhon! Rama: Do i ketë vjedhur kodin 'Doktoresha e Shkencave'

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me mosdekretimin prej tij të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm (Lexo këtu), pas reagimit të kryeministrit Edi Rama. Me tone të ashpra Meta shkruan në rrjetet sociale se ai që kërcënoi Dritan Zaganin, komisarin e Fushë Krujës, kërcënon çdo ditë gazetarët, opozitarët dhe dëshmitarët, njeriu që sipas tij urdhëroi falsifikimin e tenderave të "Unazës së Madhe", ka bërë gabimin fatal, shton Meta, duke kërcënuar edhe Presidentin e Republikës. Kreu i shtetit i referohet deklaratave të Ramës pas refuzimit të dekretit nga Meta i cili i vlerësoi si skandaloze argumentet e presidentit dhe refuzimin e ministrit të ri si veprim antikushtetues (Lexo këtu). 

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ilir Meta, president

Kreu i shtetit thekson se nuk ka fuqi në botë që i bën presion dhe shantazhon Presidentin. Duke këmbëngulur se kthimi prej tij i propozimit të Cakajt ka qenë vendimi i duhur, Meta shton se as Gjykata Kushtetuese nuk do e ndalonte presidentin të ushtronte kompetencat që i ngarkon Kushtetuta. 

"Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!", thekson Meta.  

Pas këtij reagimi të presidentit Meta nuk ka vonuar përgjigjia e kryeministrit Edi Rama edhe pse përmes ironisë kur thekson se kreu i shtetit nuk duhet të merret seriozisht pas asaj që ka shkruar në rrjetet sociale, ose sipas tij, do i ketë vjedhur passwordin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte e tij. Rama thekson se i ka çuar Metës provat e mëkatit ndaj Gent Cakajt për kthimin e padrejtë të dekretit dhe prandaj reagoi sot me tone të forta (Lexo këtu).   

"Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s'di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani", tha Rama. 

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta njoftoi se ka refuzuar emërimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ndryshimeve të thella në qeveri të ndërmarra në fund të dhjetorit, me largimin e më shumë se gjysmës së anëtarëve të kabinetit të tij.

Në një përgjigje të gjatë kthyer kryeministrit, presidenti Meta shprehet se “profili i zotit Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”. 

Në një prononcim për Report Tv, redaktori i Insajder Eraldin Fazliu tha se Cakaj nuk ishte i njohur në Kosovë derisa kur u aktivizua në politikën në Shqipëri, ndërsa drejtori i po të njëjtës media Parim Olluri u shpreh se Meta nuk kishte arsye të refuzonte Cakajn por e bën vetëm për të rritur pazarin tek Rama. (LEXO KËTU) 

Gjatë një konference për shtyp, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mos e komentojë çështjen e mosdekretimit të Cakajt duke u shprehur se ka shumë mik presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. (LEXO KËTU)

Lidhur me pajisjen me certifikatë sigurie të ministrit të propozuar të Jashtëm, Gent Cakaj ka reaguar edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri. (LEXO KËTU)

LSI dhe PD mbështesin kërkesën e Metës për hetimin e DSIK-së. Dy partitë opozitare i kanë kërkuar Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor për certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt. (SHIKO KËTU)

l.q./ke.mu.
Komento

Komente

  • redi: 11/01/2019 18:30

    A duhet te ndidhte ky konflikt u panevojshem institucional ? A nuk kishte kapacitete partia socialiste per te emeruar minister te jashtem , pa injoruar figuren e te riut Cakaj . A perfaqeson Ed Rama socialistet me qeverine e tij, apo eshte i vendisur ne qoka ,per sejseret politik te tipit Baton Haxhiu . E perkrah Meten ne rastin konkret, se me duket e hiperbolizuar shellja e Rames me emerimet nga Kosova . Ke marre votat e socialisteve dhe jo te miqve tuaj qe po ben cmos ti japesh ate qe nuk i takon

    Përgjigju
  • goni: 11/01/2019 17:46

    Edi keshtu eshte kurPIRATIN E BERE PAPE.... Jane gabime qe te bien ne koke kur nuk i llogarit mire, hajduti nuk ka moral, keshtu eshte Ilir FLORIRI KRRABA....

    Përgjigju
  • blenard: 11/01/2019 17:02

    like like gjethe fike flori flori e like like floriri te ka bere gangester ste trembet syri se ke horra e qorra

    Përgjigju
  • gimi: 11/01/2019 16:32

    Ilir FLORIRI eshte akuzuar nga koleget ne parlament per vrasje, Ilir FLORIRI eshte bashkpunetor me Sali kriminelin ne vrasjet e 21 janarit. Po pre Ilir FLORIRIN cfar mund te thuhet.

    Përgjigju
  • Sokol: 11/01/2019 15:17

    E MORE HAJDUT O ILIR LESHI PO KE TÜRPFOSTEN TI APO JO . TI SJE GJE TJEYER VECSE NJE HJDUT NJE MASKARA

    Përgjigju
  • Albanistani i bukur Albanistan: 11/01/2019 13:17

    si njeri ashtu dhe tjetri po mundohen te krijojne mjegull the anarki ne vend gjithashtu dhe te fitojne kohe , i pari Meta qe eshte piketuar nga ndrekombetaret si #1 per te dhene llogari per vjedhjet spektakulare ne vendin e vet ashtu dhe si Rama i cili duhet te jete i gatshem te jape llogar per pasurine qe ka vene , prandaj popull dele vazhdoni e beni analizen e ketyre lojtareve specialiste qe e dine se kur e ku do perfundoje topi ne rrjete

    Përgjigju
  • Tirona: 11/01/2019 13:12

    Ska KLSH kopil sa te di menderja.Te duhet per shantazh po ske ci bon po vjen SPAKU ku do futesh o flori sa denoncime ke per bllokun 7% per shtepit per vilen te Gjiri Lalzit por zdo jesh vetem te siguroj.

    Përgjigju
  • Une: 11/01/2019 12:47

    Meta sa here e ndjen qe dicka e forte po leviz kunder tij, shnderrohet ne bishe. Ishalla te jete duke e ndjere qe po i vjen fundi politikisht atij dhe Monikes bukuroshe te tij

    Përgjigju
    • Emigranti: 12/01/2019 01:00

      Vërtetë mendon se ajo eshte Bukuroshe? Ajo eshte e shemtuar si nje sorre tek bregu i lumit Lana.

  • Rruqja: 11/01/2019 11:11

    E THA I NDJERI DRITAN ( RAHMET PASTE ) PO KUJT JA THA DHE KUSH E NDIGJOJ KUR FPLU PER PRESIDENTIN AKTUAL SOT .QE PO TE KETE PUSHTET KY NJERI ME ATA QE KA MBLEDH RRETH VETES DO E DJEGE SHQIPERINE .DHE HAK JA CFAR GJUHE PERDOR SI RRUGAC ORDINER .O ZOT NDIHMOJE KTE POPULL QE I VJEN E KEQJA NGA PJELLA E VETE .O ZOTE SHPETOMA KTE POPULL NGA DYSHJA KRIMINALE .SALI .ILIR .AMIN .

    Përgjigju
    • Qyrrsi: 11/01/2019 13:52

      Rruqja zoti ngaqe jemi si ilir meta te ter na ka lene ketu ku jemi.Me qetesi me dashuri lehim neper portale dhe njeten e perditshme presim fara nga qielli.

  • Binglateri: 11/01/2019 10:49

    Meta po ndjen eren e burgut te Recit

    Përgjigju
  • Konjak: 11/01/2019 10:44

    Institucioni i poullit duhet mbrojtur me c'do cmim.Kete radhe u tregua qart ,se institucionet jan te shenjta.Tu thyhen inisjativat c'do teveqeli,cilido qoft, qe kerkon ti neperkemb ,per interesa djallezisht te persosura.Ne krye te radhes eshte populli.

    Përgjigju
  • Jorgua: 11/01/2019 10:44

    He me të lumsha. Mir ja ke bo.

    Përgjigju
  • Ish LSI: 11/01/2019 10:33

    META deri dije isha un i pari që vlerësova si pozitiv mosdekretimin e Min Jashtëm për arsyet që ju jepnit, por sot me këto pisllëqe që po nxjer për Zagan Zagarin që gjith Vlora e njeh për polic ordiner që punonte me grupet e hashashit, je ti më ordineri president pas Sali Berishës që flet me këtë gjuhë. Sakt e ka thën dikush këtu që ky është fjalim i shkruar nga Sali Berisha njësoj si në 1997.. Më vjen keq që po ta them por po ikën në burg dhe mbaje mënd këtë deklaratë sot kjo është fundi yt.

    Përgjigju
  • Shqipo: 11/01/2019 09:58

    Me thoni nje gje qe ka bere Meta per Shqiperine dhe shqiptaret, ka qene minister, kryeminister, kryetar parlamenti, president.

    Përgjigju
  • xreport: 11/01/2019 09:55

    hahahahahaha SPAK do te rrjep pasurine

    Përgjigju
  • Alidemsi vjeter: 11/01/2019 09:44

    Nje koregjim per kete palo president..."Interesi personal i pari!Shqiperia per para!

    Përgjigju
  • Alidemsi vjeter: 11/01/2019 09:44

    Nje koregjim per kete palo president..."Interesi personal i pari!Shqiperia per para!

    Përgjigju
  • Fad: 11/01/2019 09:42

    Ti nuk je president por nje funderrin e shoqeris shqiptare, skenaret e zagareve dhe zagarin e fush krujes ju e bet se bashku me malokun tjeter sepse jeni te dy shpellar.Per ate zagarin esht denuar me vendim gjykate apo mostra si puna e jote dhe e shpellarit berisha nuk duan ti njohin keto vendime, per ty dhe te tjeret si puna jot kok b*le ditet i keni te numurura.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 11/01/2019 09:39

    Te ka ardhur ngordhja. Fjalimin ta ka shkruajtur Sali Berisha.

    Përgjigju
    • robi: 11/01/2019 12:56

      pse nuk e propozon per ministre te jashtme Kejdi dhembcakallen qe na e bere deputete 18 vjece dhe me mesatare 6 ne gjimnaz dhe me ekpserience vetem ne haremin veror te Jales dhe me diplome Vitrine . a nuk i ploteson Genti Cekaj kushtet 10 here me shueme 10 here me shume se kjo sharbajge qe ke promovuar ti dhe qe del para 140 burrave ne parlament me dick ne dore .Prandaj mos i ver epitete njerzve se kur ishe ne pushtet vure gjithe hajdutet drejtore qe sot jane te pandehur dhe dyerve te gjykatave,,,,,