Regjisori Altin Basha: Të mos përdoret politikisht 'Teatri'! Lulzim Basha donte të bënte dhe Xhaminë me Kullë

Regjisori Altin Basha: Të mos përdoret politikisht 'Teatri'! Lulzim Basha donte të bënte dhe Xhaminë me Kullë

Regjisori Altin Basha

Regjisori i njohur Altin Basha është pozicionuar në krah të artistëve dhe aktorëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar, por ai ka një apel të fortë për kolegët e tij. Ai ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar dje përpara godinës së Teatrit, ndërsa ka bërë thirrje që lëvizja e cila synon të mbrojë godinën ekzistuese, të mos përdoret politikisht. 

Ai i kërkon artistëve dhe aktorëve që të mos bien pre e ndikimeve të politikës, ndërsa duke iu referuar qëndrimeve të Partisë Demokratike të cilët mbështesin aktorët, Altin Basha kujton se ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, aktualisht kryetar i PD, tentoi të bënte edhe Xhaminë e Namazgjasë me Kullë. 

“Falënderoj të gjithë qytetarët që na mbështesin. Ne artistët nuk jemi të ndarë, por kemi mendime të ndryshme, ajo që është e sigurt është se të gjithë ne shqetësohemi për teatrin. U kërkoj politikanëve, dhe të djathtëve, sepse kjo çështje ka marrë pak ngjyra politike, të mos e përdorin politikisht teatrin.

Sepse para disa kohësh kryetari i PD-së sot ka qenë dikur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe jo vetëm që deshi të bënte stadiumin me kullë, por kërkoi të bënte xhaminë me kullë.

Ju lutem deputetëve të secilës palë politike, të tregohen të drejtë me ne artistët dhe të mos e përdorin këtë çështje për interesat e tyre”. 

Altin Basha, regjisor 

Ky apel i regjisorit Basha vjen katër ditë pasi drejtuesit e sindikatës, Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj u fotografuan në ambientet e një lokali në kryeqytet teksa diskutonin me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ndërkohë që një ditë pas këtij takimi, ata morën pjesë dhe në Komisionin parlamentar i cili drejtohet po nga PD nga ku përcollën mesazhe të forta kundër shembjes së godinës ekzituese të Teatrit Kombëtar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 16/06/2018 12:12

    Shkollat e lareta t'artit duke perfshire ate te operes, baletit , aktoreve dhe medrezet kane apo s kane treg ne Shqiperi dhe Kosove apo prodhojme me shume aktor/e imam sa tregu i jone i perfshine.Sot hoxhallaret ne trojet tona jane teprice ponjashtu vlene te thuhet se njerezit artit s kane pune neper teatro tona. Shkollat e artit e medrezet duhet te mbyllen per disa vjet t'ardhshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje