Regjisori i famshëm francez akuzohet për dhunë seksuale

Regjisori i famshëm francez akuzohet për dhunë seksuale

Regjisori i famshëm francez, Luc Besson

Një tjetër emër i madh i kinemasë nën akuzë për abuzim seksual. Bëhet fjalë pikërisht për regjisorin francez, Luc Besson, i cili  është akuzuar nga një aktore 27-vjeçare për dhunë seksuale, shkruan “Associated Press” duke iu referuar një burimi gjyqësor.

Ndërsa regjisori 59-vjeçar, përmes avokatit të tij, ka mohuar kategorikisht çdo veprim në dëm të saj.Por policia në Paris është duke hetuar pretendimet e ngritura ndaj tij për përdhunim.

Aktorja, e cila ka preferuar të ruajë anonimatin, sipas “Variety” ka punuar me Besson në dy prej filmave filmave të tij. Ajo e ka akuzuar regjisorin francez se e ka droguar dhe më pas ka abuzuar me të.

Besson ka drejtuar filma si “Le Grand Bleu”, “Leon”, “Nikita”, “Elementi i pestë” etj., si dhe ka qenë në rolin e producentit për shumë të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tataa: 20/05/2018 19:54

    Fytyre e ndyre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët