I jepet shtetësia fëmijës së parë afrikan, prindërit: Vajza jonë, një shqiptare krenare

Për herë të parë në Shqipëri është regjistruar ditën e sotme një fëmijë afrikan, në ambjentet e konsullatës së Afrikës së Jugut në Tiranë, ku janë pritur nga konsulli Zenel Hoxha.

Fëmija quhet Lisa Erasmus dhe është vajza e dy prindërve afrikanë, Alecia Marias dhe Carel Stephanus Erasmus, të cilët prej dy vitesh jetojnë në Shqipëri.  

Fëmija ynë lindi në Tiranë, në spitalin këtu në Tiranë. Dhe pas lindjes ne kuptuam se paskemi pasur kaq shumë punë për të regjistruar vajzën tonë si shqiptare. Ne nuk menduam për këtë si prindër, u kujdesëm për çdo gjë tjetër veç kësaj.  

Alecia Marias, nëna e fëmijës

Carel Stephanus: Por tani ajo është një shqiptare. 

Alecia Marias: Po një shqiptare krenare. 

Edhe pse nuk ka statistika të sakta se sa afrikanë të jugut banojnë në Shqipëri, sipas Konsullatës një grup prej 60 individësh kanë zgjedhur Shqipërinë si vendbanimin e tyre dhe janë integruar mjaft mirë në shoqërinë shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe: 24/04/2018 16:07

    Me jete te gjate se eshte engjell i vogel,por shteti te bej me shume.per Shqipetaret qe mos te braktisin vendin ,dhe vendin e tyre ta zen te huajt..

    Përgjigju
  • Erik: 23/04/2018 20:11

    Paste jeten e gjate dhe te lumtur, urime prinderve.

    Përgjigju
  • Nfnfnfnf: 23/04/2018 18:40

    Titull idiotesh. I pari afrikano-jugor. Termi afrikan perdoret per te gjithe kontinentin. Dhe ka plot egjiptiane qe kane marre shtetesine shqiptare. Keshtu qe nuk eshte afrikani i pare. Shkelqeni me injorancen tuaj.

    Përgjigju
  • Artur: 23/04/2018 18:27

    Me jete te gjate!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola