Rehabilitimi i segmentit kthesa e Patosit-Levan, Gjiknuri: Vitin e ardhshëm, bypass-i do ketë përfunduar

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi dy kantiere të Autoritetit Rrugor Shqiptar në zonën e Fierit. Ai gjeti rastin që të ndajë me publikun edhe një lajm të mirë sa i takon projekteve të mbetura pezull për ndërtimin e Bypass-eve të Fierit dhe Vlorës.  

Dua të jap edhe një lajm të mirë që sot përfundoi edhe parakualifikimi i fazës së parë të dy bypass-eve, atë të Fierit dhe atë të Vlorës. Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimtare që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy bypass-e të rëndësishme. Shpresojmë që bypass-i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar kurse bypass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë. Ajo çka është e rëndësishme është se edhe kësaj gangrene të infrastrukturës për shumë vite, ne i dhamë zgjidhje. Pra u prish kontrata, u siguruan të gjitha të drejtat juridike, u fillua procedura e re dhe kjo po shkon drejt përfundimit. Një procedurë kompetitive, transparente dhe e monitoruar nga BERZH-i si institucioni financues i këtij projekti.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Më pas, ministri Gjiknuri ishte në Unazën Lindore të qytetit të Fierit ku ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të segmentit nga rrethrrotullimi i Patosit deri në ish-QTU. Projekti parashikon më tej ndërhyrjen rehabilituese deri në Levan ku bëhet lidhja me autostradën Fier-Vlorë.

Këtu siç e shikoni ka qenë një segment jashtëzakonisht problematik dhe në krye të besoj dy javëve kjo pjesë e segmentit që po punohet do të jetë tërësisht e rinovuar. Me Bashkinë e Fierit dhe me policinë jemi duke punuar që një pjesë e trafikut të devijohet brenda qytetit. Edhe njëherë u kërkojmë ndjesë qytetarëve por njëkohësisht edhe të na mirëkuptojnë. Është një periudhë shumë e shkurtër por përfitimi do të jetë shumë i madh. Korriku dhe Gushti që janë edhe muajt kulmor të sezonit do të kenë rrugë shumë më të mira dhe diferenca do të jetë e jashtëzakonshme.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

 Ministri inspektoi edhe aksin nga rotondo e Kolonjës deri në Mbrostar ku po kryhet rehabilitimi për të parandaluar degradimin e standardit të rrugës.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 15/06/2018 12:17

    Koka e thesit je ,Jo koka e PS!jepi jepi.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja