Rehabilitohet psikiatria infantile, Manastirliu-Veliaj: Spitale miqësore për fëmijët

Rehabilitohet psikiatria infantile, Manastirliu-Veliaj: Spitale miqësore për fëmijët

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Spitali i Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë është rehabilituar tërësisht, me kushte dhe standarte bashkëkohore për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inaguruan ambientet e reja të këtij shërbimi, unik për llojin e vet në Shqipëri.

Kemi zgjedhur të jemi sot pranë fëmijëve me probleme të shëndetit mendor, për këtë investim të ri i cili ka shndërruar repartin e psikiatrisë infantile në një ambient miqësor me fëmijët. Dhe kjo është filozofia jonë, spitale miqësore jo vetëm në QSUT po kudo në Pediatritë në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

I pranishëm në këtë inaugurim, kryetari i Bashkisë Tiranë tha:

Më vjen mirë që na u dha mundësia të çojmë deri në fund atë që është parimi –edhe i kolegeve të mia që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës- që qyteti është një eksperiencë. Jo vetëm inventim pllakash e ndriçuesish, por një përvojë e të jetuarit. Këtë përvojë e ndajmë bashkë, pavarësisht se ku shërbejmë në një korporatë, qeveri qendrore apo lokale.

Klinika e Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve është një njësi specifike brenda shërbimit të Psikiatrisë. Është e vetmja strukturë me shtretër për këtë profil në vend, si ofruesja e shërbimeve terciare në psikiatrinë e moshave nën 18 vjeç.

Kjo klinikë ofron shërbime ambulatore, shërbime të Spitalit Ditor dhe shtrimet tipike afatshkurtra e afatmesme për rreth 1500 fëmijë e adoleshentë në vit. Çrregullimet e zhvillimi, psikozat e hershme, çrregullimet afektive, çregullimet e ankthit, anoreksitë dhe çrregullimet e tjera të ushqyerjes përbëjnë diagnozat më të shpeshta.

Investimi në Psikiatrinë për Fëmijë nuk është thjesht investim në infrastrukturë, por ka një vlerë terapeutike për fëmijët me probleme të shëndetit mendor, që përballen edhe me veshtirësitë e qëndrimit larg shtëpisë, në përpjekjen për të luftuar me sëmundjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë