Rehabilitohet qendra shëndetësore në zonën e ish-Bllokut, Manastirliu: Investojmë për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës (VIDEO)

“Në kuadër të ndërmarrjes së programit për rikonstruksionin e 300 qëndrave shëndetësore ka përfunduar puna për rehabilitimin e 45 konsultoreve në të gjithë vendin ndërsa me buxhetin e vitit 2019 projektohet të rikonstruktohen edhe 90 konsultore të nënës dhe fëmijës”.

Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies sociale Ogerta Manastirliu, e cila këtë të martë ishte për të inspektuar nga afër përfundimin e investimeve në Qëndrën Shëndetësore  nr.8 dhe në dy pikat e konsultoreve të fëmijëve, në Tiranë ku tha se falë tanimë  po krijohet një standard i ri në fushën e investimeve shëndetësore .

 “Programet për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës janë në zemër të politikave tona sociale dhe shëndetësore, ndaj po investojmë për ofrimin e një standardi të ri për konsultoret në të gjithë vendin”,

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Gjatë vizitës në ambjentet e rikonstruktuara në konsultorin e nënës dhe fëmijës në zonën e ish-Bllokut Ministrja Manastirliu bëri të ditur se rreth 86 mijë banorët e Njësisë nr.5 në Tiranë tashmë e marrin shërbimin e kujdesit parësor në standarde bashkëkohore, me rehabilitimin e plotë të Qendrës Shëndetësore nr.8 dhe dy pikave të konsultorit të nënës dhe fëmijës.

 “Në kuadër të programit të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat, po investojmë në përmirësimin e kujdesit parësor jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa burokraci për qytetarët përmes programeve të recetës elektronike dhe referimit elektronik”.

Ogerta Manastarliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Qendra Shëndetësore nr. 8 në Tiranë është rehabilituar plotësisht, në të gjitha ambientet, përfshi edhe rehabilitimin dhe pajisjet e reja në laborator si dhe sistemin e informacionit që shmang sorollatjet e qytetarëve, një sistem që më parë nuk ekzistonte në këtë qendër shëndetësore. Qendra Shëndetësore nr. 8 në Tiranë është një prej 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë rehabilitimin e plotë brenda vitit 2018.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit