Rekomandimi i KE, reagon Xhafaj: Do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces

Rekomandimi i KE, reagon Xhafaj: Do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces

Pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave nga KE, ka reaguar ministri i Brendshëm Fatimr Xhafaj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Xhafaj falënderon gjithë ata persona të cilët kontribuuan në kë të proces historik për Shqipërinë.

Ministri thekson se kjo është një shtysë që vendi të punojë më fortë dhe të vazhdojë progresi në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit si dhe forcimin e sigurisë publike.

Postimi i plotë

Ne do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces. Është koha për të treguar më shumë modesti e përgjegjësi, më pak fjalë dhe më shumë punë.

Ky akt është shtysa më e mirë për të vazhduar në këtë rrugë : Progres në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit dhe forcimin e sigurisë publike. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me përkushtim dhe modesti në këto sfida të vështira.

Vlerësim dhe mirënjohje më të madhe për të gjithë ata që me punën dhe përpjekjet e tyre kontribuuan për këtë proces historik nuk mundet të ketë.

Historia e vendit tonë do të rezervojë një vend të rëndësishëm për rekomandimin që KE bëri sot për hapjen pa kushte të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE ! Faleminderit miqve dhe partnerëve tanë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adea: 18/04/2018 19:54

    Po te vazhdonte Ministria e Brendshme ne linjen para 2017 nuk do kishin gje ne vije se eshte ministria qe ka peshen me te madhe.

    Përgjigju
  • Besnik: 18/04/2018 19:53

    Lufta ndaj kanabisit dhe forca e ligjit vallaj jane nje shtyse e madhe per kete pergjigje pozitive te ardhur sot. Jane krijuar standarte europiane me kto reforma.

    Përgjigju
  • Keli: 18/04/2018 19:53

    Ky burri ka kontribuar dyfshi per kete dite. me reformen ne drejtesi dhe me luften kundra kanabisit.

    Përgjigju
  • Mandi: 18/04/2018 19:52

    Rekomandimi eshte pergjigja pozitive ndaj reformave te ndermara. Urime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez