Rekordi i Repolitix/ Analiza për Niklën dhe një video rrëmbimi “gozhdojnë” audiencën

Përsëri emisioni ‘Repolitiks’ i gazetarit Denis Minga shënon rekord audience mbrëmjen e të mërkurës. Analiza e gazetarit investigativ të Report TV Artan Hoxha për operacionin në Nikël, një video ekskluzive se si rrëmbehet një qytetar në mes të Vlorës, kanë mbërthyer përpara ekranit mijëra shqiptarë.

Sipas kompanisë Telemetriks, e vetmja që mat audiencën e televizioneve shqiptare, Report Tv nga ora 21:00 minuta deri në 22:20 kur përfundoi emisioni, ishte televizioni i dyte më i ndjekur ne rangu kombëtarë. Siç shikohet edhe nga ky grafik matës i Telemetrikës, Report TV ka lënë pas televizionin kombëtar Top-Channel sëbashku me gjithë televizionet e tjera informative në vend.

Audienca në Report Tv krahasuar me televizionet e tjera kombëtare e informative

Detajet e operacionit në Nikël u diskutuan gjërësisht edhe nga panelistët e tjerë. Deputeti socialist Xhemal Qefalia, ish-drejtuesi i policisë Erzen Brecani dhe ish drejtuesi tjetër në policinë e shtetit, Pëllumb Nako.

Video ekskluzive siguruar nga gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi të gjithë dinamikën se si nisi rrëmbimi i Elvis Troqes më 17 Korrik 2018,  i cili pas kësaj date rezulton i zhdukur.

Panelistët në Repolitix shprehën mendimet e tyre për këtë ngjarje të rëndë ende të pa zbuluar nga grupi i hetimit si dhe përmendën krime të ngjashme gjatë karrierës së tyre.

Erzen Breçani ish drejtues i lartë në policinë e shtetit u shpreh se “Kemi patur përvoja me rrëmbime të shumta, por jo në këtë masë”.

Pjesë e Repolitix ishte edhe situata në Shkodër një javë pas një operacioni masiv atje të forcave special.

Disa foto të publikuara ekskluzivisht për  Repolitix,  nga gazetari Artan Hoxha ku dukeshin disa të rinj të armatosur me maska në Shkodër ka ngjallur kureshtje të shikuesve dhe më pas ka prodhuar komente të shumta në rrjetet sociale dhe në Shqiptarja.com online.

Kjo është hera e dytë nga fillimi i sezoni i ri, që emisioni Repolitix  renditet  i dyti  në rang kombëtarë, duke shënuar një rekord audience falë përkushtimit dhe impenjimit të  gjithë stafit të Report Tv.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 13/09/2018 18:36

    Eshte fatkeqesi e madhe qe oficeret e policise hiqen sa vijne ne pushtet partite politike.Psh sa erdhi Tahiri hajduti hoqi kete Brecanin qe me sa di une ka punuar shume mire dhe nuk di qe te kete dicka negative ne punen e tij te pakten me aq sa dime nepermjet mediave.Krejt ndryshe psh nje fare polici qarkullimi kusheri i azem hajdarit tropojan maxhun hajdari qe ishte njeri i korruptuar deri ne palce.Keta njerez si puna e ketij Brecanit duhet te kthehen ne detyre sepse populli ka nevoje per njerez qe nuk jane te perlyer me krimin dhe bejen punen.Mirepo kultura politike mungon ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)