Rekordmeni 54-vjeçar i hedhjes së diskut stërvitet me tepsi/Video

Rekordmeni 54-vjeçar i hedhjes së diskut stërvitet me tepsi/Video

Rekordmeni i hedhjes së diskut, Dhimitri Jorgos, gjatë stërvitjes me tepsi

Është 54 vjeç, rekordmen i hedhjes së diskut dhe ende kampion Shqipërie. Bëhet fjalë për korçarin, Dhimitri Jorgos, i cili është një rast unik për përkushtimin e tij ndaj sportit dhe aftësinë për të garuar edhe në moshën e tij.

Megjithatë, duket se kushtet e stërvitjes, ndihma e shtetit dhe klubit Skënderbeu eshtë zero, duke mos krijuar as kushtet minimale për stërvitje.

Kjo ka detyruar sportistin e njohur që të stërvitet në kushte absurde, me një tepsi nga ato të vjetrat, të prodhuara dekada më parë. Me anë të një postimi në Facebook, Jorgos tregon peripecitë e tij:

Të dashur miq. Sot iu përshtata ‘veglës’ sime dhe e kisha të pamundur që përveçse tepsise t’i afrohesha. Ambienti dhe kryesorja disku, që kur kam filluar kontratën me klubin, nuk jam pajisur me asnjë lloj vegle. Jam munduar të bëj stërvitje me mjete rrethanore dhe më në fund tepsia më mbeti. Hajd për hajër më qoftë. Kjo video është në pritje të diskut, sepse më 30 maj kemi kampionatin kombëtar dhe më duhet që për dy javë të harxhoj nga një tepsi. Do t’ia fal klubit çdo ditë nga një tepsi.

Dhimitri Jorgos

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale