'Repolitix'/ Çollaku i PD: Kemi fakte dhe prova për dy ministra, brenda verës rrëzohet qeveria Rama

TIRANE- Kryetari i Këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë më masivja që ka ndodhur ndonjëherë, pasi pakënaqësia është shumë e madhe.

Protesta do të fillojë në sheshin Skënderbej dhe do të vijojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ka për të qenë protesta më masive. Ka për të qenë një nga protestat më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë. Ka më shumë qytetarë që duan të vijnë në protestë sesa militantë tanë. Nuk e di se cfarë ndodh të shtunën. Ne dimë se cfarë do të bëjmë vetë, nuk e dimë se cfarë do të bëjnë të tjerët. Kemi thirrur një protestë paqësore. Jemi nisur për protestë të paqtë, se cfarë do të bëjnë të tjerët nuk është cështje e jona.

Kreshnik Çollaku

Pas publikimit të përgjimit misterioz pak ditë më parë me dëshmitarin 'X' (Albert Veliu) të njohur edhe si 'Babalja', Kreshnik Çollaku paralajmëroi sonte në 'Repolitix' se në ditët në vijim do të publikohen fakte dhe prova ku implikohen edhe dy ministra të qeverisë Rama.

Këto ditë do të dalin ca ministra të tjerë me zë e me figurë. Janë të paktën dy ministra të tjerë, të rëndësishëm  'në tavë, të pjekur, të fërguar'  dhe do i serviren publikut. Shumë shpejt do të dalin dhe ky sistem do të shembet, brenda kësaj vere.

Kreshnik Çollaku

Ndërsa deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj theksoi se qytetarët janë gati që të bëjnë cdo gjë ditën e shtunë për të larguar Ramën.

Kjo protestë ka shumë kauza dhe arsye, qytetarët janë gati që të bëjnë cdo gjë që kanë në dorë për të larguar Edi Ramën. Ka një mllef kundër kësaj qeverie

Kejdi Mehmetaj

Kejdi Mehmetaj hodhi idenë e krijimit edhe të një qeverie teknike për të pastruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni.

Le të bëhet një qeveri teknike që të pastrojë Shqipërinë nga këta

Kejdi Mehmetaj

Aleksandër Çipa u shpreh se opozita ka përgjegjësi për të gjitha veprimet, pasi ka ndëshkuar imazhin e qeverisë në raport me partnerët.

Protesta ka kauzë, kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm. Por, në historinë politike të Shqipërisë steka e ndëshkueshmërisë ka arritur aty ku nuk ka qenë kurrë më parë. Reagimi i opozitës është përballur me një nënvleftësi, por ka ndëshkuar imazhin e qeverisë në raport me partnerët. Opozita duhet t'i thërrasë vetvetes, pasi është përgjegjësi.

Aleksandër Çipa

Analisti Plator Nesturi theksoi se pakënaqësi ka edhe ndaj opozitës nga qytetarët.

Pakënaqësia është e madhe edhe ndaj opozitës, pasi nuk i ka pranuar gabimet e veta.

Plator Nesturi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 24/05/2018 13:35

    Idiot,injorant komplet,ky Collaku nje dordolec njeri vemje.

    Përgjigju
  • Donela: 24/05/2018 13:34

    Dordolec,klloun

    Përgjigju
  • Alidemsi 325: 24/05/2018 09:36

    Ore Faqekuq i Pogradecit si shume po kercen hu me hu,kujdes se nuk i dihet se me ate "koke me peshe te rende" mund ta hash hurin deri ne.....Vjen tjetri nga Pogradeci dhe flet ne keshillin bashkiak per Tironen dhe Tironcit..vetem ketu bo vaki ene do hala pushtet...

    Përgjigju
  • kaloresi i urdherit leshtelikes: 24/05/2018 01:29

    nuk do e rrezoni me 26 maj?po mire,lereni per nga shtatori.si ti dhe kejda,rrafshohuni njehere andej nga jala,pastaj kthehuni dhe kerkoni tekniket.nuk iu shkon mire me teknike.i provuam ne 2017.deshtuat.mendoni nje zgjidhje tjeter.psh kukumjackat e leshit te likes te mbarojne studimet universitare.nuk flas per doktorature,se zgjat shume. pastaj,por edhe nderkohe,te shuajne histerine me ndonje bashkejetese.pastaj mendoni te kerkoni liken se me monaliken keni merdhif.mbase likja iu dhuron edhe ndonje ore seiko.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/05/2018 00:20

    Ky guxon hahaha kush e mban mend posterin e ketij gerdalle kur konkuroi per kryetar bashkie ne tirane nen siglen PDR? Une guxoj shkruante debili. Mos kij merak o Kreshnik Ferrash se informacionet jane te sakta per cdo grup subersiv dhe kriminal. Do neutralizohen ende pa mundur te zbatojne skenarin. Te ferguar dhe te pjekur thote idioti koketrashe qe e ka gojen vetem per te ngrene. Kejdi do qeveri teknike qe te vendosim dashnoret qe ka kaluar me rradhe ne Fier dhe LSI. Cipa thote se ka kauz pasi eshte i merzitur per te vellain qe ja lwne pas dore sepse ishte ne banden e Saje Qorrit.

    Përgjigju
  • bledi: 23/05/2018 22:01

    97 se boni dod se nuk keni popullin edhe nuk keni policin ne duart tuaja. ushtria nuk eshte e sales mo kshu qe me provat qe keni ber deri ne sot fain e ka kjo qeveri qe nuk u arreston per puc shteti si ertogan 100.000 te arrestuar

    Përgjigju
  • Lul zari: 23/05/2018 21:43

    O kreshnik çollaku si skeni turp fare jeni bër si kllaun cirku o kreshnik ore çfar i mendoni ju Shqiptarët idjot apo të smur psiqik po hik mor kastravec pa far se na u neverit televizori me ju . Mjer SHQIPTARËT ÇPO JU DIGJON BY**A NGA JU .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen