Shqiptarja.com siguron draftin e Italisë: Ja si do të transferohen 20 emigrantët në Shqipëri

Shqiptarja.com ka siguruar draftin e plotë të autoriteteve italiane dhe bazës mbi të cilën mbështeten për transferimin e 20 emigrantëve afrikanë në Shqipëri. Në raport theksohet se Shqipëria është vend i sigurt, aderon në disa konventa dhe ka ratifikuar disa marrëveshje për të drejtat e njeriut.

Shqipëria aderon në Konventën e Gjenevës, është anëtare e Këshillit të Evropës dhe ka ratifikuar një sërë konventash ndërkombëtare për ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Prej vitit 2014 Shqipëria është zyrtarisht një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe për këtë arsye respekton Kriteret e Kopenhagenit dhe është përcaktuar si një "vend i sigurt". Shqipëria ka zhvilluar një sistem adekuat, pritje për emigrantët që kërkojnë azil që vijnë nga rrugët e Ballkanit.

Drafti i Ministrisë së Brendshme Italiane

Një tjetër çështje me rëndësi është edhe fakti se si do të realizohet transferimi i 20 emigrantëve nga Italia në Shqipëri. Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com, theksohet se me transferimin dhe për të siguruar strehimin është ngarkuar nga pala shqiptare zv/ ministrja Rovena Voda në bashkëpunim me UNHCR (Organizata Botërore e Emigrantëve).

Sipas raportit nga ambasada jonë në Tiranë, organizimi i transferimit i është besuar zëvendësministrit të Brendshëm Rovena Voda e cila, në koordinim me UNHCR, po përgatit masat për të pritur emigrantët.

Drafti i Ministrisë së Brendshme Italiane

Një tjetër dilemë është se si do të përzgjidhen 20 emigrantët që do të transferohen në Shqipëri, nga 150 që ishin në anije. Në dokument sqarohet edhe kjo çështje nga pala italiane.

Te emigrantët që do të transferohen do të merren parasysh ruajtja e bërthamës familjare, kategoritë me rrezik si dhe marrja në mbrojtje e emigrantëve minorenë të pashoqëruar.

Drafti i Ministrisë së Brendshme Italiane

Në datë 25 gusht Shqipëria vendosi që të merrte 20 emigrantë nga 150 që ndodheshin në anijen “Diciotti” të bllokuar në Catania nga ministri Salvini. Pas vendimit në Itali lindi një debat i fortë, pasi ekspertë dhe juristë, por edhe Brukseli u shprehën se emigrantët mund të transferohen vetëm me dëshirë dhe jo me forcë, pasi Shqipëria nuk është pjesë e BE-së dhe nuk është as vendi i parë ku kanë zbarkuar emigrantët.

Deklaratat nga Brukseli sollën reagimin e ashpër nga Salvini, megjithatë ministria e Brendshme italiane ka prezantuar në parlament draftin mbi këtë çështje dhe bazën se ku mbështetet për transferimin. Aktualisht emigrantët ndodhen në Messina, nga 150 në total, 25 i mori Irlanda,  mbi 100 Kisha në Itali dhe 20 do të vijnë në Shqipëri.


 

Drafti i Ministrise se Brendshme te Italisë për transferimin e 20 emigranteve ne Shqipëri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • c'a bohet keshtu: 10/09/2018 03:45

    Strehimi i emigranteve, jevgjit qe jane gjendje ne Itali te cilet i kemi mare me urdher te Ed droges, eshte fare i thjeshte: 10 prej tyre dergojini te ke cuni i Sules, Ditzi Bushati dhe 10 te tjeret te strehehohen ne Bunkerin e Ed Rames ne Surel, jane te siguruar edhe nga ndonje lufte apo shperthim berthamor......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale