Prapaskenat e takimit Meta-Rama/ Presidenti: Bëhu edhe ministër i Jashtëm si Tsipras në Greqi

Prapaskenat e takimit Meta-Rama/ Presidenti: Bëhu edhe ministër i Jashtëm si Tsipras në Greqi

Gent Cakaj, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Meta

Report Tv zbulon detaje nga takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në presidencë. Takimi ka patur në fokus çështjen e dekretimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Burime nga Presidenca i thanë Report Tv se Meta i ka propozuar Ramës që të marrë postin e ministrit bashkë me atë të kryeministrit si Aleksis Tsipras në Greqi. 

“Merre vetë përgjegjësinë dhe drejtoje Ministrinë e Jashtme. Kryeministër si Tsipras, edhe si ministër i Jashtëm.”-mësohet se i ka thënë Meta-Ramës.

Ndërkohë që më herët, shefi i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Arben Cici, tregoi se presidenti Ilir Meta i ka propozuar Ramës që Gent Cakaj të bëhet ministër Kulture. (Lexo këtu) Shembulli i propozuar nga Meta nuk është i panjohur. Kryeministri grek Aleksis Tsipras mban postin e ministrit të Jashtëm, përvec postit të kryeministrit që pas largimit nga kabineti të Nikos Kotzias.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (LEXO KËTU) Ky vendim ka hapur një debat të gjerë në Shqipëri dhe Kosovë ku nuk kanë munguar as replikat dhe përplasjet mes politikanëve, analistëve dhe gazetarëve. Vetë kryeministri Edi Rama e quajti vendimin e Metës të turpshëm dhe anti-kushtetues.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 11/01/2019 07:57

    Ka axhenten e vet Pordhsidenti per KLSH su miratua Vitore Tusha tani do emer tjeter te vetin.Jan te thella keto pun.Kosoven e mbron SHBA te jet per Liken e Salen e mer Lumi.Keta i shiten arm KOSOVES.SERBEVE u dhan naft keta patriotet.SPAKU Like SPAKU po vjen problemi esht jo Bujar Leskaj por Zoti ste ben derman.Sa gjynahe do lani ju Kopilat e Kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen