Reportazh/Fakulteti Ekonomik
leksione me këngët e Sinanit

Reportazh/Fakulteti Ekonomik<br />leksione me këngët e Sinanit
Tiranë - Fakulteti i Ekonomisë është zënë në kurth nga ndërtimet pa leje. Ai jo vetëm që nuk ka lulishte, ambiente për studentët, por ai ka rreth e rrotull tij vetëm një sipërfaqe prej rreth 2 metra katrorë, aq sa të pikojë taraca, dhe madje edhe kjo sipërfaqe përdoret si kanal i ujrave të zeza për të gjitha vilat luksoze që e rrethojnë.

Rruga që të çon për tek godina, e një prej fakulteteve më të rëndësishme të universiteteve tona, i ngjan një puzzle të vërtetë. Nëse tenton të futesh, nga ka qenë rruga e vjetër, pra nga oborri i Filologjikut tashmë nuk mund ta bësh.

Godina 5 katëshe që po ngrihet ngjitur me të, e ka rrethuar me një rrjetë teli, duke bllokuar kalimin për studentët dhe profesorët. Kështu që të rinjtë, duhet të kalojnë mes përmes parkingut privat, që ndodhet po në sipërfaqen universitare, të dalin tek Rruga e Elbasanit, gjysma e trotuarit të të cilit është i zënë nga skelat e objektit që po ngrihet ngjitur me Ekonomikun, dhe të marrin rrugën e Qytetit Studenti, për t’u futur në minioborrin, në të cilin kalojnë çdo ditë afërsisht 10 mijë studentë.

Kjo është e vetmja rrugë, nga e cila mund të kalojnë studentët e këtij fakulteti.
ndertimet pa leje fakulteti ekonomik
( Ne foto: Sipërfaqja universitare e zaptuar nga parking dhe ndërtim privat)

Më keq akoma është situata po të hedhësh një sy nga ana e djathtë e këtij fakulteti, një zonë tashmë e populluar me vila luksoze, kanalizimet e ujërave të zeza të të cilave përfundojnë në kanalet kulluese të fakultetit të Mjekëisë.
Por absurdet dhe çmenduritë me ndërtimet pa leje nuk përfundojnë këtu për fakultetin e Ekonomisë.
ndertimet pa leje fakulteti ekonomik
(Në foto: Lokali i cili i është futur brenda magazinës së fakultetit)

Po në këtë zonë, ndodhet magazina e fakultetit të Ekonomisë, ku grumbullohen materialet që dalin jashtë përdorimi. Ajo aktualisht është rrethuar nga të gjitha anët nga ndërtime të ndryshme, madje lokalet, jo vetëm që janë ndërtuar ngjitur me murin e saj, por babëzia ka arritur deri aty, saqë disa prej lokaleve, i kanë futur trarët e ndërtimit brenda në magazinën e fakultetit të Ekonomisë.

ndertimet pa leje fakulteti ekonomik

Ndërkohë që fare mirë kjo magazinë mund të përdoret si ambient për të ngritur një godinë e cila t’i shërbejë këtij fakulteti.
Por për studentët e Ekonomikut, sidomos ata që bëjnë leksion në katin e parë, në krahun e djathtë, për nga hyrja kryesore e tij, makthi i vërtetë janë tre lokale të mëdha që janë ngritur rrjesht njëri pas tjetrit në këtë zonë. “Është e tmerrshme, e fillojnë muzikën që në mëngjes. Ndodh që ti je duke dëgjuar leksionin me vëmendje, kur ai ia plas këngën e Sinan Hoxhës që në orën 10 të mëngjesit.
ndertimet pa leje fakulteti ekonomik
(Në foto: Gardhi i telit i vendosur nga firrma që po ndërton ngjitur me Ekonomikun dhe që ka bllokuar
korridorin e kalimit të studentëve)


Muzika është aq e lartë, saqë profesorët nuk dëgjohen më. Madje, të tre lokalet, vënë nga një këngë të ndryshme, secili për hesap të vet. Nuk bëhet mësim”, - na thonë studentët, të cilët i janë bashkuar protestës së këtij fakulteti.
Si të mos mjaftonte kjo, edhe te trualli i përcaktuar për ndërtimin e Kampusit, ka nisur me shpejtësinë e erës dhe është ngritur një godinë 5-katëshe.
ndertimet pa leje fakulteti ekonomik
(Ne foto Godina 5-katëshe që është ngritur te trualli i kampusit)

Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët