Reportazh/ Të ecësh duke
fotografuar, nisma e të rinjve shqiptarë 

Reportazh/ Të ecësh duke<br />fotografuar, nisma e të rinjve shqiptarë <br>
Vendtakimi “Piramida” dhe ora 3 e një të diele të një muaji përgjatë një viti është kthyer në motiv për një grup të apasionuarish pas fotografisë. Pjesa tjetër e muajit për ta kalon me shpejtësi, me vrullin e ngarkesën e përditshmërisë duke sjellë të dielën e shumëpritur për këtë grup ku përveç fotografisë, njohja e njerëzve të rinj ua bën dhe më interesante ditën. ‘Photowalk Tirana’ është një nismë e ndërmarrë nga Ina Cenko dhe Joreld Dhamo me idenë e mikut të tyre amerikan Ashique-t. 
 

Ina: “Iniciativa “Photowalk Tirana” lindi në fillim prej një mikut tonë amerikan, Ashikut, i cili pati idenë që ta zhvillonte këtë aktivitet në Tiranë. Ideja fillestare ishte që do të mblidheshin të rinj fotograf, të cilët këtë interes mbi fotografinë nuk e zhvillojnë dot për shkak të angazhimeve ditore. Dhe vendosi që të bënte “Photowalk Tiranën” një herë në muaj. Atij iu desh që të largohej sërish në Amerikë, të vijonte jetën e tij atje, prandaj ne vendosëm, unë dhe Joreldi, miku im, vendosëm që ta vazhdojmë këte nismë."

Për të thyer akullin, fillimisht grupi formonte një rreth ku gjithësecili bënte një prezantim të shkurtër për veten, shkëmbenin batuta dhe më pas ecnin drejt destinacionit të caktuar, por të lirë...

Kështu e shpjegon edhe Ina organizimin e Photowalkut. 

Ne ndjekim edhe një mënyrë të tillë që nuk e mbajmë grupin të lidhur me patjetër. Kushdo mund të ndihet i lirë që edhe të shkëputet gjatë kohës, të fotografojë diçka, më pas të rikthehet tek grupi dhe... sepse itinerari, rruga, dihet si shkohet deri tek destinacioni.”

Grupi nuk është i detyruar të ndjek njëri tjetrin. Ata mund të ndalen kur syri ua kërkon...
Gjatë ndalesave, pyesim pjesëmarrësit si janë bërë pjesë e Photowalk-ut. 

- “Në fakt një shoku im ishte në dijeni, dhe më tha, a do shkojme?, i  thash pse jo? Dhe direkt mora kamerën dhe u nisa.”

- “U ftova rastësisht nga një shoku im do me thënë, në fakt para pak orësh më tha. Është këtej mbrapa diku dhe më tha, a do të marrësh pjesë te photowalk-u. Unë isha informuar për eventin më përparë, kisha dëgjuar gjëra, por nuk kisha marrë pjesë më përpara. Edhe kam një aparat, thash photowalk-u, thash t’marr pjesë ndoshta njoh njerëz të rinj, ndoshta bëjmë ndonjë foto të mirë.”

- “Për mu të bëhesha pjesë e “Photowalk Tirana” ishte pak a shumë e çuditshme, mund të them, sepse ai ishte një kohë, një periudhë kur unë u ktheva në Shqipëri dhe në saj të miqve të mi, pash një event që zhvillohej dhe thash të marr pjesë, të shikoj çfarë bëhet. Kisha vendosur lokacion te eventi, te piramida, dhe u mblodha, fillova të bëhesha social dhe mu duk interesante.”

- “Në fakt unë kam qenë pjesë e fotos sepse gjithmonë më ka pëlqyer fotografia. Kështu që në çfarë do llojë eventi që bëhet për fotografinë, përpiqem që të jem prezente. Një mikesha ime më dërgoi ftesen për photowalk dhe u bëra pjesë.”


Ky grup me gjithë dëshirën e madhe, i ka vënë veshin qytetërimit, ‘përgjon’ se si i punojnë mushkëritë dhe zemra Tiranës dhe e pasqyrojnë atë ... 
Sibora Sejdini, studentja e cila prej tre muajsh ka zbuluar talentin për fotografinë tregon për Report Tv me ç’sy e sheh Tiranën.. 

Më pëlqen që të zbuloj vendet që janë të pazbuluara, të kap ato vendet apo objektet që nuk i kam zbuluar akoma të tjerët (po flas për fotografët) para meje dhe jam gjatë gjithë kohës në lëvizje duke parë gjëra apo duke vështruar gjëra që mund të jenë ndoshta të çuditshme edhe në këtë llojë mënyre kap... nuk e di... ndoshta rrugicat..., pallatet e vjetra, këto llojë gjërash.”


Edhe për Leandin, studiuesin e fotografisë vëmendja për Tiranën gjatë Photowalkut është më e madhe se në ditët e tjera të zakonshme. 

Të them të drejtën Tirana vërtet është e vogël, por ka shumë gjëra për të zbuluar. Varet nga këndvështrimi, në ditët që e shikon Tiranën, sepse një ditë eshtë ndryshe dhe një ditë tjetër është e njëjta gjë është akoma më ndryshe. Kshu që vërtet kam parë gjëra të bukura plot në Tiranë, që ditë të ndryshme shikoja jo në atë syrin e këndshëm.”

Leand Kalaja është edhe pjesëmarrës i rregullt i Photowalkut, i cili tregon rëndësinë që ka për të por edhe për shoqërinë shqiptare ky aktivitet. 

Për sa i përket këtij eventi mendoj që është një event shumë i rrallë, mund të them ndoshta nga eventet e para që mund të bëhet rreth fotografisë në qytetin tonë dhe gjithmonë mendoj është për mirë sepse nxit gjithashtu edhe talentet e rinj për sa i përket fushës së fotografisë. Unë personalisht kam studiuar fotografi sepse kam studiuar “Artet Vizuale” në Akademinë e Arteve dhe e njoh shumë mire si backgroun, por më vjen mirë gjithashtu dhe për të rinjtë si... në moshën time mund të them ose varet është e hapur për çdo llojë moshe.”

Disa prej të pranishmëve e kishin për herë të parë eksperiencën në Photowalk. Të pyetur nga Report Tv, ata tregojnë impresionet e tyre. 

- “Më pëlqejnë grupi i njerëzve do me thënë. Nja dy njerëz i nihnim, nja dy njerëz si njohim, Tirana e vogël është, por duket goxha eksperiencë pozitive.”

- “Shumë këndshëm në fakt, jam... është goxha mbresëlënëse që jam këtu dhe po kënaqem me të vërtet shumë.”

- “E para ti eksploron Tiranën, por me një sy tjetër sepse gjatë ditës ti je gjithë kohës në nxitim për të vajtur në punë ose për të kryer shumë gjëra të tjera. Ndërsa kur ti fotografon i kushton rëndësi detajeve. Dhe shpesh detajet janë gjërat më të bukura që ne hasim në jetë. Është edhe një anë sociale përveç anës së fotografisë.”

Edhe Sarah nga Gjermania dhe Jaron Johns nga SHBA kishin zgjedhur që të dielën t’ja kushtonin qytetit të Tiranës. Ata mbetën pa fjalë dhe me përshtypjet më të mira. 

Sarah:  “Është vërtet fantastike të takosh njerëz të rinj të cilët kanë profesione të ndryshme. Janë më kreativ sesa unë jam, dhe po që e njohin qytetin shumë më se unë dhe të më tregojnë mua sekretet e këtij qyteti. E dua Tiranën, ushqimin e mrekullueshëm këtu dhe është një qytet i bukur.”

Jaron: “Është shumë bukur. E dashuroj jetesën këtu. Jam në pritje të pranverës dhe verës për të eksploruar vende të reja me njerëzit rreth e rrotull, për të takuar njerëz të rinj. Cila është të jetosh jetën këtu? Është një qytet i bukur. Të fotografosh shqiptarët dhe ti tregosh botës me anë të këtyre fotove, sa e mrekullueshme shqipëria është. Këtë mund ta bëj vetëm me anë të fotografisë.”

Por Photowalku nuk zgjat vetëm një ditë në muaj, miqësitë që krijohen aty mbijetojnë. 

Leandi: “Herën e parë që mora pjesë në “Photowalk Tirana” njoha një grup miqsh shumë të talentuar në background-e të ndryshme të  artit vizual dhe bashkë me ato bashkëpunuam në filmin e... në kompeticionin për filmin e shkurtër, 48 orë. Dhe jo keq, dolëm në vendin e tretë. Kshu që i’a vlejti them.

Dhe për t’iu bashkuar këtij aktiviteti është kaq e thjeshtë. 

Ina: “Për të marrë pjesë në event nuk ka nevojë as për regjistrim, nuk ka sigurisht asnjë kosto. Mjafton që të kesh interes mbi fotografinë, të kesh dëshirë të vizitosh qytetin edhe rrethinat e tij. Dhe njoftimi për eventin bëhet në rrjetet sociale dhe në faqen e facebook-ut, “Photowalk albania” dhe në instagram, po ashtu “Photowalk Albania”. Më pas në momentin që shikon njoftimin, mjafton të kesh dëshirën. Pastaj ditën e eventit vjen, takohemi të gjithë tek Piramida në orën 3. Kjo është ajo që ne kemi, linja që ndjekur për çdo muaj. Një të dielë të muajit në orën tre, ne mblidhemi dhe ecim duke fotografuar.

Pas tre orësh ecjeje duke fotografuar, grupi ulet të shikojë një dokumentar mbi fotografinë që i mban plot kureshtje mbërthyer pas ekranit...

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër