Reportazhi/Në Çamëri pas 73 vitesh
historia e Sulejmanit në ‘Le Iene’
Kjo është historia e Sulejmanit nga Çamëria, i përzënë nga vendi i tij ai kthehet sërish pas 73 vitesh. Ndonëse me peripeci gjatë rrugës, ai mundi të shohë dhe njëherë shtëpinë, vendin ku u lind e u rrit e ku do të donte edhe të varrosej.
Sulejmani është nga Çamëria, i mërguar në Itali që prej 73 vitesh, ai nuk ishte kthyer më kurrë në shtëpinë e tij, ashtu sikurse edhe shumë çamë të tjerë që u përzunë nga Greqia. Historinë e tij e sjellë emisioni “LE Iene” në Itali. Sulejmani, tashmë i moshuar, tregon se si u përzu nga shtëpia e tij, ndërsa shprehet se dëshiron që të varroset në Çamëri, aty ku thotë se ka dhe varrin e nënës e të gjyshit.
Emisioni italian i ka ofruar të gjithë ndihmën e tij Sulejmanit që të paktën të mundet të shohë edhe njëherë shtëpinë e tij, e të shkelë edhe njëherë në vendlindje. Së bashku me gazetarin, Sulejmani niset për në kufirin me Konispolin, duke bërë tentativën e parë për të kaluar kufirin. Shihet qartë emocioni i Sulejmanit i cili menjëherë telefonon miqtë e tij për ti treguar se po nisej në tokën mëmë. Por lumturia e tij nuk ka zgjatur shumë sepse në pikën kufitare dolën edhe problemet e para.
Sulejmani nuk lejohet të kalojë për në Greqi pasi, ndonëse pasaporta e tij është e vlefshme në të gjithë botë, nga Greqia nuk njihet sepse aty shkruhet se Sulejmani ka lindur në Varfaj, vend i cili për grekët tashmë quhet Parapotamos. Për fatin e mirë Sulejmanit, gazetari i "LE Lene" duket se është këmbëngulës dhe nuk dorëzohet lehtë.
Ata nuk ndalen këtu, dhe provojnë të kalojnë në një tjetër mënyrë: Duke shkuar nga Bari me avion, dhe më pas për në Greqi me anije. Për fat të mirë ja dolën dhe pas 73 vitesh Sulejmani më në fund shkel në Çamëri. Ishte pak e vështirë për Sulejmanin të kujtonte se ku e kishte shtëpinë pasi edhe vendi kishte ndryshuar shumë, por pasi disa përpjekjesh më në fund ai e gjen vendin ku lindi dhe u rrit.
Por aty filluan sërish problemet. Menjëherë duket se komshinjtë njoftuan policinë të cilët erdhën dhe i morën gazetarit italian dhe Sulejmanit dokumentet e identifikimit, duke i shoqëruar edhe për në komisariat. Aty i sqaruan se Sulejman, për shkak se kishte të shkruar në pasaportë se kishte lindur në Varfaj nuk mund të hynte në Greqi. Pavarësisht se u lanë të lirë me kushtin që ti drejtoheshin kufirit me Shqipërinë dhe të mos komunikonin me asnjë njeri rrugës, gazetari ja lejon vetes edhe një devijim të fundit: Dërgon edhe një herë Sulejmanin në shtëpinë e tij të vjetër, tashmë të banuar kushedi se nga kush. Emocionet lexohen qartë në fytyrën e tij, e me ëndrrën të plotësuar Sulejman thotë: Tani mund të vdes në paqe.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2615
Lajme të tjera
-
Begaj pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje
17 Prill, 21:31
-
Europa League/ De Rossi i frikësohet Milanit: Për ta është mjeti i fundit
17 Prill, 21:30
-
Gazetari zbërthen në 'Repolitix' dosjet hetimore ndaj Metës në SPAK: I çoi mesazh Krajës, je 'spurdhjaku' i partisë
17 Prill, 21:25
-
DIREKT - 'Galaktikët' shokojnë Manchesterin, City 0-1 Real Madrid! Bayern Munich 0-0 Arsenal, luhen ndeshjet e Champions League (VIDEO)
17 Prill, 21:21
-
FOTOLAJM/ Ja si do të jetë akademia e Manchester City në Durrës
17 Prill, 21:20
-
Lojërat Olimpike në Paris, ambasadorja franceze: Uroj që Shqipëria të fitojë sa më shumë! Terrorizmi mbetet kërcënim
17 Prill, 20:57
-
VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, shikoni pamjet
17 Prill, 20:43
-
Zbardhen propozimet e Rithemelimit për Reformën Zgjedhore: Nga votimi i detyrueshëm, te mekanizmi për krimet zgjedhore drejtuar nga SPAK
17 Prill, 20:39
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
Pas 29 vitesh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE me votë unanime
17 Prill, 20:35
-
Nuk iu bashkuan padisë ndaj Olta Xhaçkës, Bardhi shkarkon Orjola Pampurin dhe Arbi Agalliun
17 Prill, 20:18
-
Ilir Meta dhe Makbethi
17 Prill, 20:17