POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Reshje të dëndura dëbore në Itali, Gjermani dhe Austri, 7 skiatorë humbin jetën nga ortekët

Foto ilustruese

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Alpe për shkak të një orteku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në malet e Austrisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Dy orteqe të ndara i morën jetën dy skiatorëve gjermanë në malet Vorarlbergut të Austrisë. Një skiator i tretë vdiq në rrethin e Pongaut, pranë Salzburgut.

Në rajonin e Bavarisë, në Gjermani, një skiator vdiq pasi u përplas me një pemë të rrëzuar, ndërsa një vajzë humbi jetën në malet “Teisenberg”.

Mediat e huaja raportojnë se dy viktima tjera janë shënuar në Alpet Italiane. Ekipet e shpëtimit i gjetën trupat e tyre në lartësinë e 2800 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa ende po vazhdojnë kërkimet për personat e tjerë të zhdukur në Alpe.

Autoritetet kanë dhënë alarmin për ortekët, ndërsa skiatorët janë këshilluar që ta shmangin sportin në zonat që konsiderohen të rrezikshme.

ke.mu.
Komento