Reshjet e breshërit dëmtojnë të mbjellat në Panaja të Vlorës

Mbrëmjen e djeshme i gjithë rrethi i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara dhe me erë . Por për banorët e fshatit Panaja të Vlorës, shiu është shoqëruar me breshër, gjë që ka sjellë dëme të konsiderueshme në të mbjella. Fermerët e këtij fshati shprehen, se breshëri ka qënë vetëm në zonën e fshatit tonë, por më problem ka sjellë në vreshtat, duke e dëmtuar rrushin në 70% të tij.


Të mbjellat e dëmtuara nga breshëri

Ata për kamerën tonë shprehen se ka qënë një situatë e pazakontë , dhe një fenomen i tillë në këtë periudhë ka sjellë dëmë të konsiderueshme jo vetëm në vreshta, por edhe në ullinj, frutikulturë edhe pemtari. Fermerët e vreshtave të rrushit kanë evidentuar dëmet e sjellë nga breshëri, dhe shprehen se kjo është e vetmja mënyrë që familjet e fshatit Panaja mbijetojnë, pra me shitjen e rrushit apo dhe nënprodukteve të tij. Kjo për ne është një katastrofë duke na dëmtuar dhe rënuar ekonomitë tona të brishta.

Ata kanë kërkuar që, të evidentohen dëmet në terren dhe kompensimin e tyre nga struktuar përkatëse të drejtorisë së bujqësisë së Vlorës. Sot ka qënë ditë pushimi, dhe e kishin të pa mundur të ankoheshin për këtë fatëkeqësi, ndaj janë drejtuar dhe televizionit tonë, Kjo situatë e pazakontë për periudhën e verës që jemi, na dëmtoj jo vetëm këtë sezon por kjo do të ketë pasoja për të mbjellat edhe në vitet që do vijën shprehen banorët e fshatit Panaja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb