Dëbora mbulon vendin, ARRSH: Ja rrugët me probleme ku duhet të bëni kujdes me qarkullimin (FOTO+VIDEO)

Temperaturat e ulëta dhe i ftohti i janarit kanë rikthyer reshjet e dëborës në mbarë vendin duke përfshirë  zonat në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Mësohet se reshjet e dëborës në zonat malore në Korçë kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në qarkullim dhe lëvizjen e automjeteve.  Nga të dhënat rezulton se në rrethet kryesore të vendit në juglindje janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeve si në Dardhë, Voskopojë dhe Qafa e Qarrit në Ersekë ku për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë.

Ndërkohë bëhet e ditur se të gjithë akset kryesore nacionale janë të kalueshme, por për shkak rënies së temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës kërkohet që në akset Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë lëvizja të bëhet me zinxhirë.

Gjithashtu raportohet se në zonën e Llogarasë në Vlorë, gjatë natës ka patur reshje të denduara dëbore dhe qarkullimi lejohet të bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të problemeve me ngricat në rrugë. Bëhet e ditur se trashësia e dëborës shkon nga 10 centimetra në zonat e banuara deri në 20 centimetra në zonat e larta.

Ndërkohë, prej mesditës së djeshme edhe zonat në Veri  dhe Verilindja janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të cilat gjatë natës kanë rënë nën zero gradë celcius. Në Rajonin Verior reshje bore ka pasur në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër ndërsa në Tropojë reshjet kanë qenë më të ulëta.

Trashesia e borës varion nga 3 cm në zonat e banuara në qytet në rreth 20 cm dhe në zonat e larta mbi 700 m. Sa i përket vlerës së temperatuave ato janë ulur në – 4 gradë celcius përgjatë natës ndërsa në mëngjes ato kaluan në vlera positive në 2 grade celcius. Mësohet se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme ndërsa në rrugën e Kombit qarkullimi bëhet pa zinxhirë.  Ndërkohë informohet se situata paraqitet problematike kryesisht në rruget rurale dhe në fshatrat e zonave malore te Shishtavecit, Arrnit, Topojanit, Grykëcaje, Kalis , e Lekbibaj.

Një pjesë e  këtyre rrugeve qarkullohen me veshtirësi vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave në disa pjesë të rrugëve. Ndërkohë bashkitë respektive kanë këshilluar banorët e këtyre zonave të shmangin lëvizjet e pamotivuara në këto zona.  

Ndërkaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora.

Sipas ARRSH rrugët në të cilat rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).

Gjithashtu Autoriteti rrugor informon që në akset e Dibrës, Kuben-Vasie,dhe në Kukës akset  Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Edhe Gjirokastra është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës.

 

Ndërkohë, borëpastrueset kanë qenë në punë gjatë gjithë natës duke hedhur kripë për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë krijuar ngrica në disa rrugë. 

Njoftim i plotë i ARRSH:

Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora. Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej). 
Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen. Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me mjetet borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli. 
Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik - Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshjet e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë. Përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor