Reshjet e para të dëborës, Afrim Qendro për Report Tv: Kompanitë janë në terren, po pastrohet zona e Dardhës

Në një prononcim për Report Tv, kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro ka folur mbi situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të para të dëborës. Qendro është shprehur se probleme gjatë këtyre ditëve ka pasur vetëm zona e Dardhës, ndërkohë që për lirimin e rrugëve në terren kanë dalë të gjitha kompanitë e pastrimit.

Sot kemi shumë pak probleme në rrugën e Dardhës, në të cilën po punohet të bëhet e kalueshme me dy korsi. Në zonën e Korçës, ku kemi pasur probleme gjatë ditës së djeshme, nuk ka më asnjë shenjë dëborë sepse janë pastruar rrugët. Në veri zona më problematike ka qënë Pukë-Fushë Arrëz dhe në qafa e Malit.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH-së

I pyetur se cilat janë masat që do të merren në ditët në vijim, Qendro u përgjigj se kompanitë e pastrimit janë të gjitha në terren.

Ne dje nuk kemi pasur të bllokuar asnjë aks kombëtar edhe pse kishte shumë reshje të dendura. Rekomandoj gomat e dëborës dhe zinxhirët. Këtë vit do të kemi asnjë segment rrugor të bllokuar.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH-së

Ditën e sotme, dëbora në zonën e Dardhës në Korçë ka arritur trashësinë prej 1 metër, ndërsa në Kapshticë dhe Voskopojë 10 centimetër. Prej dëborës, Dardha është e kalueshme vetëm me anë të zinxhirëve, ndërsa zonat e tjera janë të kalueshme. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit