POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Restaurimi i qendrës Historike të Vlorës, muzeu i parë në Shqipëri për historinë e hebrenjve

Restaurimi i qendrës Historike të qytetit ka hyrë në fazën, ku shumë objekte të cilat pengojnë projektin e kësaj qendre, kanë filluar të rrafshohen. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë prishur në total rreth 30 objekte. Aktualisht po punohet në dy zona të qendrës historike, në  Justin Godard dhe Sheshin e Kateqit. Kryesisht  po ndërhyhet në shtesa apo kate të treta.

Qendra historike e qytetit, do të përfundojë në 2019-tën, para nisjes së sezonit turistik. Sakaq, sipas kreut të bashkisë së Vlorës, zona më e rëndësishme do të jetë rruga e "Hebrenjve". Ku pritet të ndërtohet muzeu i parë në Shqipëri për historinë e hebrenjve.

Ndërsa qendra Historike do të ndërlidhet me Lungomaren nëpërmjet rikonceptimit të bulevardit. Aktualisht zemra e qytetit i ngjan një kantieri ndërtimi i cili do të përfundojë  pranverën e vitit të ardhshëm. Në lidhje me ndërhyrjet që po ndodhin në zonat e sipërpërmendura shpesh ka pasur reagime nga ana e qytetarëve, por kjo situatë tashmë është zgjidhur, pasi për çdo prishje, e cila është e rregullt qytetarët do të dëmshpërblehen. 

a.me./b.ha.
Komento