Reuters: 'Varreza' shqiptare e MiG-ëve kthehet në bazë ajrore të NATO-s

Reuters: 'Varreza' shqiptare e MiG-ëve kthehet në bazë ajrore të NATO-s

Baza ajrore në Kuçovë

Për shumë kohë varrezë e forcave të saj të fuqishme ajrore, baza e Kuçovës në Shqipëri është vendosur të bëhet një stacion i NATO-s, duke iu sjellë kënaqësi ish-pilotëve që dëshirojnë të dëgjojnë përsëri motorët që ulërasin. Kështu shkruan sot Reuters në një shkrim për aeroportin e Kuçovës që do të bëhet bazë e NATO-s.

“Shqipëria i uli përfundimisht 224 MiG-ët e saj sovjetike dhe kinezë në vitin 2005 dhe që prej vitit 2009 fqinjët e NATO-s, Greqia dhe Italia, monitorojnë hapësirën e saj ajrore. Kjo solli një rënie të ekonomisë përreth Kuçovës, që dikur quhej ‘Qyteti i Stalinit’ gjatë epokës komuniste”, shkruan më tej Reuters. “Kjo bazë është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor pasi do të transformojë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO-s për këtë rajon”, thotë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për “Reuters”.

Avionët MIG në bazën e Kuçovës

“NATO-ja do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe manovra”, tha Xhaçka.

Shqipëria mendon se e ka fituar një transformim të tillë në këtë bazë për ndihmën që ka dhënë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe kontributet në misionet paqeruajtëse të NATO-s përreth botës, shkruan Reuters. “Rajoni, si i tërë ka hyrë në një proces të integrimit Euro-Atlantik,” shtoi Xhaçka. Lajmet për një bazë të NATO-s kanë rritur shpresat në Kuçovë.

Civilët e shohin projektin e bazës si një nxitje ekonomike për një zonë të rrënuar nga emigrimi dhe papunësia. Gjenerata e fundit e pilotëve të trajnuar, tani në të pesëdhjetat, janë të etur të dëgjojnë zhurmën e motorëve përsëri, ndërsa më të rinjtë në këtë zonë largohen nga puna për shkak të rrogave të tyre të ulëta.

 Avionët MIG në bazën e Kuçovës

Delet kullosin në shkurret mes korsive të uljes dhe pistës. Rreth 88 MiG qëndrojnë me gomat e shfryra pranë tre hangarëve nëntokësorë, ndërsa zogjtë këndojnë sipër tyre. Pista, e konceptuar nga inxhinierët sovjetikë e cila ruante dinamit nën të për ta hedhur në erë nëse do të duhej për të mos rënë në duart e armikut dhe që ishte ndërtuar nga të burgosurit politikë në vitet 1950, ka kushte të mira moti gjatë gjithë vitit.

“Një bazë e NATO-s do të rrisë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe investitorët e huaj do të kenë më shumë besim në Shqipëri. Do të jetë gjithashtu diçka e mirë për punësim në rajon”, tha komandanti i forcave ajrore, 68-vjeçari në pension, Klement Alikaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 13/10/2018 09:17

    Ejjj o njerez europa eshte kunder bazave te natos,ata bejne protest qe mos te ndertohen sepse baza ushtarake te natos nuk mbrojne vendin por jan thjesht baza ne interes te natos.Edhe nese vendi jone hyn ne luft mos mendoni se ushtaret qe mbrojne bazen do dalin ne mbrojtje te vendit perkundrazi ata do mbrojne bazen duke vrare si aleatin ashtu dhe kundershtarin.Detyra e tyre eshte mbrojtja e bazas.

    Përgjigju
    • Hamza: 13/10/2018 10:38

      Super inteligjent je.....

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale