Revista italiane shkruan për dasmën e Kledi Kadiut, zbulohet fotoja e nuses

Revista italiane shkruan për dasmën e Kledi Kadiut, zbulohet fotoja e nuses

Kledi Kadiu, Charlotte Lazzari dhe vajza e tyre, Lea

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu u martua para disa ditësh me francezen Charlotte Lazzari. Çifti bëri betimet në një ceremoni private, në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçiano- s. Revista italiane “Gente” ka publikuar sot foto nga ceremonia e çifti, ku shihet edhe se çfarë fustani ka zgjedhur nusja për ditën e saj më të bukur.

(Foto e publikuar nga revista 'Gente')

Mes të tjerash, revista zbulon edhe menynë e darkës, muzikën, kujtimet dhe të gjitha imazhet e një dite speciale. Më në fund pas një lidhje të gjatë ata i thanë “Po” njëri –tjetrit. Të dy bashkëjetonin prej pesë vjetësh dhe janë prindër të vogëlushes Lea, që ka lindur në 12 janar 2016.

Mes shumë të ftuarve VIP si Maria de Filippi, Klaudia Pepa, Ermal Meta, Kadiu dhe Lazzari i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Charlotte Lazzari është gjithashtu balerinë 26 vjeçare. Bukuroshja bionde është 18 vite më e re se Kledi, por kjo nuk ka ndikuar aspak në dashurinë mes tyre. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë