Revolta e Spaçit, Këlliçi: Edhe sot jemi në diktaturë, të rinjtë nuk durojnë më, të shtunën protestë

Revolta e Spaçit, Këlliçi: Edhe sot jemi në diktaturë, të rinjtë nuk durojnë më, të shtunën protestë

Belind Këlliçi

TIRANE-Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shprehet se 45 vjetori i revoltës së Spaçit është një udhëtim në dhimbje, në plagët e pashëruara të atyre që përjetuan krimet e torturat çnjerëzore të regjimit më të egër diktatorial në Europë. Ai thotë se njerëzit u burgosën, u torturuan, u poshtëruan, u vranë sepse kërkonin lirinë, dinjitetin dhe zhvillimin e vendit te tyre, por edhe sot sipas tij vendi është në diktaturë, prandaj fton të rinjtë që t'i bashkohen protestës së PD në 26 maj.

Revolta e Spacit, falja e munguar e komunisteve dhe bijte e tyre qe krijuan narkoshtetin per te mbajtur peng integrimin. 45 vjetori i revoltës së Spaçit është një udhëtim në dhimbje, në plagët e pashëruara të atyre që përjetuan krimet e torturat çnjerëzore të regjimit më të egër diktatorial në Europë.

U burgosen, u torturuan, u poshteruan, u vrane sepse kerkonin lirine, dinjitetin dhe zhvillimin e vendit te tyre. Eshtrat e pagjetur akoma, falja e munguar, demshperblimi i paperfunduar e se fundi dekorimi i persekutoreve, rikthimi i tyre ne drejtim te posteve kyce, manifestimet me simbolet komuniste, jane deshmi e se shkuares qe po na rikthehet ne forma dhe menyra te ndryshme.

Mbi gjakun dhe sakrificen e mijra te persekutuarve, te burgosurve dhe internuarve politike nisem ndertimin e nje shteti demokratik. Kjo ngrehine e re  ka pasur perparimin dhe regresin e saj ne keto 28 vite. Por ne keto 5 vite regresi ka prekur dinjitetin e shqiptareve, ekonomine e tyre, lirine dhe zhvillimin.

Teksa kujtoj thenin e At Zef Pellumbit "Ky popull asht mesue qe edhe me i shtie opangen ne goje, nuk flet, as bertet" e mendoj dhe rimendoj nese vertet ne jemi keshtu... Do ta durojme akoma kete situate qe po na rikthen ne nje tjeter forme diktature, ate te krimit?!

Prirem te besoj se bashkmoshataret e mi, dhe te rinjte e ketij vendi nuk do te durojne me! Me 26 maj ne oren 11:00, ftoj cdo te ri te ketij vendi te marre frymezim nga revolta kurajoze e Spacit, e te ngrihemi per ti prere rrugen diktatures se re te krimit, ashtu sic beme me diktaturen komuniste. Respekt e mirenjohje perjete per heronjte e Revoltes se Spacit, te cilet edhe sot mbeten shembull frymezimi dhe kurajo per cdo te ri te ketij vendi.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 21/05/2018 23:54

    Cfare keni bere ju per te persekutuarit, i keni dhene ndonje kothere buke ... ca keste per vite burgu e lloj shpikjesh. Jo more jo kerkoni falje me zemer dhe ktheni trojet e pronat ku i kane vdekur te paret e tyre . Ju i keni vrare per te dyten here se jeni te djathte gjoja. Sot per intetresa politike kujtoni revolten e Spacit.. jeni qesharake

    Përgjigju
  • Faik: 21/05/2018 22:57

    Ik ore THUTHUQ do na tregosh ti PLEH Rininë neve Shqiptarëve ! Ik bëj Çiçin Shurraq djalë me emrin KËRRIÇI (këlliçi) !! Yt yt yt yt Zvarranik THUTHUQ do vinë njerëzit pas teje ! ptu ptu ptu ptu ptu RRacë e Ndyrë .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon