Revolucion i transportit publik, fillojnë testet e para të taksive fluturuese në Kaliforni

Revolucion i transportit publik, fillojnë testet e para të taksive fluturuese në Kaliforni

Fillojnë testet e para të taksive fluturuese në Kaliforni

Larg fotografive dhe kamerave, kanë filluar në veri të Kalifornisë testet e para për taksitë fluturuese që do të mundësojnë një revolucion në transportin publik nëpër qytete.

Elektrike dhe jo të zhurmshme, do të ngrihen në fluturim në mënyrë vertikale, mund të mbajnë deri në katër pasagjerë dhe të kryejnë më shumë se 200 kilometra vetëm me një karikim.

Këto modele i ka krijuar kompania “Joby Aviation”, që ka prezantuar progreset e bëra nëpër testet me teknologjitë e “National Instruments” me rastin e “NI Week”, eventi i madh që çdo vit mbledh mijëra inxhinierë dhe ekspertë nga e gjithë bota në Austin, Teksas.

“Objektivi ynë është që të projektohet, prodhohet dhe menaxhohet një mjet fluturues për transportin publik që të jetë i efektshëm, i sigurtë dhe i besueshëm”, shpjegon Santiago Morales, krye-inxhinieri i integrimit të sitemeve dhe testeve tek “Joby Aviation”.

“Ky është çasti ideal për ta realizuar, sepse kemi të gjitha teknologjitë e nevojshme. Bateri elektrike me rezistencë të lartë, motorë elektrikë të vegjël dhe të fuqishëm, fuqi punëtore të përshtatshme dhe materiale rezistentë dhe të lehtë”, theksoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet