“Revolucion” te të kaltrit, Napoli kërkon Igli Taren

“Revolucion” te të kaltrit, Napoli kërkon Igli Taren

Igli Tare

Prej dy vitesh është më i miri në rolin e tij në Itali, prandaj dhe kohët e fundit ka pasur oferta. Bëhet fjalë për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, që kërkohet nga Napoli. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare e ka kthyer Lazion në një superfuqi në futbollin italian, edhe pse me një buxhet më të kufizuar, dhe tani është në radarët e klubeve të tjera.

Nëse emri i Tares qarkullon në radhët e klubeve si Milan e Inter prej dy sezonesh, është një tjetër gjigant i futbollit italian që e sheh atë si pjesë e një projekti të ri të mundshëm. Mediet pranë klubit të Napolit kanë bërë të ditur se presidenti Aurelio De Laurentis ka piketuar pikërisht shqiptarin si pasardhës të drejtorit sportiv, Cristiano Guintoli, i cili po mendon largimin.

Mes palëve ka pasur kontakte në muajt e kaluar, por Tare ka bërë të ditur asokohe se kishte prioritet Lazion. Kontrata e Tares me Lazion mbaron në fund të këtij sezoni dhe për momentin nuk është firmosur rinovimi mes palëve, ndonëse drejtuesi shqiptar ka ndërtuar një superskuadër, e cila është shumë pranë objektivit të kthimit në Champions League, ku tashmë 4 ekipet italiane do të luajnë të gjithë në fazën në grupe të turneut.

As te Napoli nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet me Guintolin, por De Laurentins është i ndërgjegjshëm se këtë verë shumë prej emrave të mëdhenj mund të largohen drejt skuadrave të tjera dhe, për të nisur një projekt të ri, askush nuk është më i mirë se Tare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë