'Revolucioni i biçikletave' në Shqipëri, Eneid Mato: Do të dënohen të gjithë vandalët

I ftuar në studion e Report Tv, Eneid Mato i Ecobicycle, ka folur për revolucionin që do të bëjë biçikleta 'Mobike' në Shqipëri. Ai ka rrëfyer që nuk është paguar asnjë kosto për ti patur ato dhe pritet që të shumëfishohet numri i tyre. Ai është shprehur që 'Revolucioni i biçikletave' do të çajë ndotjen në Tiranë. Gjithashtu do të krijohen korsi për biçikletat të cilat nuk do të përdoren vetëm nga të rinjtë por edhe fëmijët. Sipas tij biçikleta do të qytetërojë çdo njeri.

Kush kujdeset për mbarëvajtjen e korsive të biçikletave?

Tashmë Tirana ka një person përgjegjës për korsitë e biçikletave ku do të lëvizin jo vetëm të rinjtë por edhe fëmijët. Çdo qytetar që do të jetojë në një qytet të pastër duhet të përdorë më shumë mjete që nuk e ndotin ajrin. Nuk ka të ardhme një qytet me 200 mijë makina .

 Si do të funksionojë kjo lëvizje?

 Ka njerëz që bëjnë abonimin mujor dhe e mbajnë biçikletën në shtëpi duke privuar 100 të tjerë ta përdorin. Njerëzit duhet të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. Është një pronë publike dhe nuk duhet ta mbajmë në shtëpi. E marrim mbarojmë punët që kemi dhe e kthejmë sërish në mënyrë që ta përdorin dhe njerëz të tjerë.

Si do të mirëmbahen këto biçikleta?

Biçikleta është një prodhim i 2018, e pajisur me goma mishi, është e fortë, praktike dhe nuk ka shumë nevojë për mirëmbajtje. Biçikleta duhet të parkohet ne zemrat e komunitetit në mënyrë që stafi t'i grupojë dhe të jenë në shërbim të të gjithëve. Biçikleta do të qytetrojë çdo njeri.

Çfarë mund të thoni në lidhje me veprimin vandal të adoleshentit?

Gjithsecili që vandalizon të dënohet me punë vullnetare. Mungon institucioni i riedukimit në Shqipëri. Nuk ka vandalë e as shpellarë që do e ndalojë këtë lëvizje. Të gjitha sëmundjet vijne nga ajri. Revolucioni i biçikletave do të çajë ndotjen në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bexheti: 14/06/2018 15:49

    Flet bukur po harron te degjoje ato qe thote , 180000euro per mirmbajtje bicikletash , shume e cuditshme , kerkon qytet te paster dhe behet pjese e bashkise qe mbjell pallate , flet qe shef makinat qe perdorin nafte ballshi por nuk denoncon cilesine e karbirantit . Ben moral per korsi bicikletash dhe pranon tju zere trotuarin te moshuarve dhe femijeve vetem e vetem per te lehtesuar biznesin e vet te bicikletave , nuk flet per koston e udhetimit me biciklete , qahet se po demtojne biznesin e tij dmth bicikletat a thua se nuk eshte biznes si gjithe te tjeret (ik siguroje se derra ka kudo ) morali i fabules ne darke leket ky i con te shpia e tij megjithe se do paguajme ne per rrogen dhe rreklamen e biznesit te tij . Sa per dieni hoqa dore nga bicikleta e 2 qe me vodhen dhe mbasi me kane perplasur si me biciklete si me makine jame i lumtur te udhetoj me makine se sdua te vdes si qen rrugeve te ngushta dhe gjithe gropa te tiranes . Tymin e naftes e ka ne dore kastrati , ilacet i ka toma me vilmen varrimin bashkia te muralia me incenerator do na djegi se ska leke te na groposi. Lexojeni dhe mos ja tregoni armikut .

    Përgjigju
  • Aks: 13/06/2018 15:02

    Sot pashe nje video ku disa kafshe me dy kembe e merrnin nje biciklete te tille dhe e perplasnin mureve te nje rrugice. A ka mundesi te merrni masat e duhura per keto specie, tek te cilat edukata familjare e qytetare ka deshtuar suksesshem?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë