Rexhep Qosja ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe: Duhet të kemi një komb dhe jo dy

Bashkia e Malësisë së Madhe i dorëzuar ditën e sotme titullin ‘Qytetar Nderi’ akademikut Rexhep Qosja. Titulli i është dhënë nga bashkia me motivacionin “Për vlera dhe arritje të larta në fushën letrare, intelektuale dhe për kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe për Kosovën e Pavarur”.

Gjatë fjalës pas marrjes së titullit ‘Qytetar Nderi’ akademiku Rexhep Qosja u shpreh se duhet të heqim dorë nga lokalizmat dhe krahinizmat dhe se duhet të kemi një komb dhe jo dy.

Malësia e Madhe është e madhe jo vetëm gjeografikisht por edhe me virtyte. Koha e sotme po shtrihet për interesa të ngushta. Duhet të mendojmë për gjendjen në të cilën ndodhemi sot. Ti shikojmë dhe dëgjojme ato që ndodhin me jetën tonë sot. Po bëhen veprime dhe qasje politike që nuk mund të shkojë aty ku jemi nisur dhe na takon të shkojmë si komb. Duhet te zgjedhim ku do shkojmë dhe jo të futemi rrugicave. Duhet të kemi një komb dhe jo dy kombe shqiptar dhe kosovar. Duhet të heqim dorë nga lokalizmat dhe krahinizmat. Fqinjët ballkanik na kanë bërë dëm. Bashkimi i Shqipërisë është një shtet më i fortë.

Rexhep Qosja

 




Fjalimi i Akademikut Rexhep Qosja

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë