Rezoluta e KIE, Vorpsi: Komenti pozitiv i qeverisë, dekurajim i pronarëve shqiptare

Këshilli i Ministrave Evropianë ka pohuar se kemi një ligj për kompensimin e pronës, por nuk ka qenë një temë specifike, siç ka bërë me dije ministria e drejtësisë. Kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myshit Vorpsi, në një intervistë për Report Tv, teksa komenton rezolutën e Këshillit Evropian bën me dije se vlerësimi i saj për pronat në vendin tonë me nota pozitive nga qeveria shqiptare ka pasur dy qëllime:

Nga njëra anë të dekurajojë pronarët shqiptarë sepse në të vërtetë ashtu si u publikua ishte një shok i vërtetë për ta. Nga ana tjetër ndoshta qeveria ka dashur ti japë kurajo vetes në betejën që ka me pronarët shqiptarë.

Myshit Vorpsi, Kreu i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”

Sakaq, kreu i shoqatës pronësi me drejtësi thotë se kompensimi I pronarëve shqiptarë nuk ka filluar ende, teksa bën me dije edhe një marrëveshje që agjencia e trajtimit të pronës është duke bërë me pronarët shqiptarë.

ATP po  bën shpërndarje vlerash monetare për ata pronarë që heqin dorë nga kompensimi i pronës nëse marin 20 % të vlerës së tyre dhe ligjvënësi është treguar i gatshëm që nëse pronari pranon të marrë këtë 20 %, me një kerkesë e  merr duke hequr dorë nga gjithë detyrimi tjetër.

Myshit Vorpsi, Kreu i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”

Çështjet të cilat janë për shpallje vendimi janë në vlerën e mbi 400 milionë euro. Vorpsi këmbëngul se 89 çështje janë në pritje të ekzekutimit, duhet të ekzekutohen brenda 3 muajve nga data që vendimi merr formën e prerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë