'Rezultatet e referendumit në Maqedoni përcaktojnë gjeopolitikën e re në rajon'

'Rezultatet e referendumit në Maqedoni përcaktojnë gjeopolitikën e re në rajon'

Gazeta 'Komersant'

Rezultatet e referendumit në Maqedoni për ermin e këtij vendi nuk do ta caktojnë vetëm fatin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, shkruan gazeta e Moskës “Komersant”. Gazeta në shkrimin e sotëm thotë se rezultatet e referendumit do ta përcaktojnë edhe sistemin e ri gjeopolitik në rajon. Kjo gazetë rikujton se Shkupi në Samitin e NATO-s në korrik fitoi ftesë për hyrje në Aleancë, me kusht që të zgjidhet kontesti me Greqinë, ndërsa një muaj para saj, liderët e BE-së deklaruan se bisedimet me Maqedoni për anëtarësim në BE mund të fillojnë në vitin 2019, me të njëjtin kusht.

Duke theksuar se pyetja e referendumit do të jetë “A e mbështetni anëtarësimin në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”, “Komersant” vlerëson se autoritetet në të vërtetë u kanë propozuar qytetarëve që ta konfirmojnë lidhjen drejt BE-së dhe NATO-s, me pajtim për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni./

“Komersant” shkruan se për faktorin rus ka filluar seriozit mendohet, pasi që autoritet në Shkup i akuzuan biznesmenët nga Rusia për financimin e protestave anti-qeveritare kundër marrëveshjes me Greqinë.

Moska nuk e fsheh qëndrimin negativ drejt marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas zëdhënëses së MPJ-së të Rusisë Maria Zakharova, marrëveshja është larg interesave të përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe shërben kryesisht si instrument për përshpejtim të hyrjes së Maqedonisë në NATO”, shkruan “Komersant”.

Kjo gazetë shkruan se shumë politikanë të Maqedonisë dhe ekspertë ballkanik konsiderojnë se mos kalimi eventual i referendumit në Maqedoni dhe dështim i marrëveshjes me Greqinë, mund të sjell deri në destabilizim të Ballkanit./INA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin