Rihanna i është drejtuar për ndihmë kancelares Angela Merkel, ja arsyeja që i lidh bashkë

Rihanna i është drejtuar për ndihmë kancelares Angela Merkel, ja arsyeja që i lidh bashkë

Rihanna

Super ylli i muzikës, Rihanna i ka shkruajtur kancelarës gjermane Angela Merkel, në Twitter.

Mirëpo përveç këngëve tani ajo ka një rol krejt tjetër. Ajo është ambasadore  e organizatës “Partneriteti Global për Arsimin”, që merret me sferën e shkollimit për vendet në zhvillim.

 Ylli botëror i muzikës e ka lavdëruar qeverinë e drejtuar nga Merkel, për angazhimin në fushën e arsimit. Gjithashtu sipas këngëtarës, Angela Merkel dhe ministri i Zhvillimit Gerd Muller mund të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm për vendin e tyre, po edhe për shumë vende tjera të botës.

Rihanna  i’u është drejtuar atyre për ta ndihmuar këtë organizatë, pasi të gjithë do të fitojnë nga ky bashkpunim.

 Nëse arrijnë të mbyllin mungesën e arsimit në vendet në zhvillim, të gjithë do të fitojnë.Ka ende punë për të siguruar 870 milionë fëmijë në 87 vende me arsim.  

                      Rihanna 

Me 87.5 milionë ndjekës të Twitter-it, këngëtarja me famë botërore me shpresë ka gjetur një zë të fuqishëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit