Rihapet gara për titullin në Itali, të dielën finalja Juve-Napoli, frenohet Reali në Spanjë

Rihapet gara për titullin në Itali, të dielën finalja Juve-Napoli, frenohet Reali në Spanjë

Dybala ne ndeshjen ndaj Crotone

Rihapet sërish gara në kampionatin italian të futbollit pas barazimit të Juventusit. Bardhezinjtë u frenuan nga Crotone mbrëmjen e të mërkurës në një barazim 1-1, ndërsa Napoli fitoi duke ngushtuar diferencën në 4 pikë.

Tashmë vendimtare do të jetë sfida e së dielës në Torino mes vendit të parë dhe të dytë për të vendosur shumë për titullin kampion. Trajneri Alegri u shpreh se të dielën do të luajmë për fitore duke mos firmosur për barazim.

Do të jetë një sfidë mjaft e bukur. Do të luajmë për fitore, pasi nuk duam barazim. Të gjithë lojtarët janë në gjendje mjaft të mirë fizike dhe jemi gati të marrim maksimumin të dielën

Trajneri i Juventusit, Alegri

Ndeshjet e Serie A mbrëmë
Benevento 0 - 3 Atalanta
Crotone 1 - 1 Juventus
Hellas Verona 0 - 1 Sassuolo
Roma 2 - 1 Genoa
SPAL 0 - 0 Chievo
Napoli 4 - 2 Udinese
Sampdoria 1 - 0 Bologna
Torino 1 - 1 Milan
Fiorentina 3 - 4 Lazio

Ndërsa në Spanjë Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Bilbaon. Të besuarit e Zidane tashmë e kanë mendjen te ndeshja me Bayerin në gjysmëfinalen e Champions, pasi për kampionatin gara u mbyll shumë herët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit

Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit