Rihapet pista Modric për Interin, “Topi i Artë” refuzon Realin

Rihapet pista Modric për Interin, “Topi i Artë” refuzon Realin

Luka Modric, lojtar i klubit të Real Madrid

Merkato e janarit është në prag dhe klubet europiane janë hedhur në sulm për të siguruar përforcimet e nevojshme që duhen për të arritur objektivat në fund të sezonit. Një nga pistat më të nxehta vijon të mbetet Modric-Inter, me lojtarin që së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madrid.
Kroati sipas “telemadrid”, lajm i cili më pas është konfirmuar edhe nga “AS”, i ka thënë “jo” Fiorentino Perezit pasi në tavolinën e tij është oferta 2-vjeçare e Interit me 10 mln euro në sezon, për t’u transferuar më pas në Kinë. Në këto rrethana, në mos në janar, në merkaton e verës Real Madrid me siguri do të heqë dorë nga “Topi i Artë 2018” pasi rrezikon ta humbasë me parametra zero. 
‘Martesa’ e Modric me Real Madrid skadon në qershorin e 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi