Rikonstruktimi i rrugës në hyrje të Pogradecit, banorët: Është me standarte, jemi të kënaqur

Rruga në hyrje të Pogradecit ishte kthyer në shqetësimin kryesor për banorët e zonës, por edhe për të gjithë qytetarët e juglindjes së vendit. Pak ditë më parë ajo është rregulluar dhe tashmë i ka kthyer pamjen e bukur të qytetit.

Në të gjithë gjatësin e rrugës që lidh Pogradecin me fshatin Lin janë ndërtuar trotuare dhe është vendosur edhe ndriçim, ku banorët mund të kalojnë mbrëmjet e tyre duke shëtitur buzë liqenit.

Ky investim ka sjellë edhe reagimet e banorëve të cilët shprehen të kënaqur që më në fund rruga është rikonstruktuar dhe gjithçka i është rikthyer normalitet.

Që nga 2003 që ishte thënë e stërthënë, mezi u bë sot.

Shefki Hamolli, banor

 

Rruga është me standarte.

Sejfulla Spahiu, banor

 

Pogradeci do gjëra sa më të mira që të vijnë turistët dhe të jenë sa më të kënaqur. Edhe qytetarët këtu.

Fitore Lilo, banore 

 

Drejtoria e Rrugëve ka përfunduar rikonstruksionin total të rrugës në hyrje të qytetit të Pogradecit. Kjo pritet të sjellë edhe rritjen e numrit të turistëve dhe Pogradeci do të kthehet edhe më shumë në një destinacion të preferuar për të kaluar pushimet, por edhe një fundjavë pasi klima dhe ajëri në këtë qytet janë shumë preferuar nga qytetarë shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet