Akuzohet për dhunim e prishje të pronës, Florenc Hoxha shfaqet në krah të Bashës te Unaza e Madhe

Akuzohet për dhunim e prishje të pronës, Florenc Hoxha shfaqet në krah të Bashës te Unaza e Madhe

Florenc Hoxha me Lulzim Bashën në protestën tek Astiri

Në krah të kreut të PD-së, Lulzim Bashës pasditen e sotme u shfaq në zonën e Unazës së Madhe Florenc Hoxha, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës gjatë kohës që bashkinë e kryeqytetit e drejtonte Lulzim Basha. Ndërsa disa vite më parë ai në krye të IKMT-së prishte banesat e bizneset e tyre, sot ai ka qenë i pranishëm në protestën e Astirit.

Foto e Florenc Hoxhës e shkëputur nga videoja live në Facebook-un e PD-së

Florenc Hoxha, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës

Ai ka protestuar me banorët e Astirit, pavarësisht se ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës.

Hoxha gjithashtu është arrestuar në vitin 2015 në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës pasi në rrugën ‘’Ali Demi”, kanosi se do t’u prishte lokalin dhe goditi me grushte dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë