Rikthehet ‘Këndi i Ekspertit’ në 'Report Tv', shqetësimet tuaja zgjidhja jonë

Rikthehet ‘Këndi i Ekspertit’ në 'Report Tv', shqetësimet tuaja zgjidhja jonë

Gazetarja Valbona Mhilli në emisionin "Këndi i ekspertit"

Ditën e sotme do të rikthehet në “Report tv” në sezonin e tij të dytë emisioni “Këndi i Ekspertit” i cili transmetohet në orën 16:00. Moderatorja bukuroshe Valbona Mhilli do të trajtojë si çdo të hënë, rubrikën ‘Prona ime’, me të ftuar në studio ekspertin e pronave Gjergj Begajn. Duke telefonuar në numrin e telefonit 044400100, ju bëheni pjesë e emisionit dhe merrni përgjigje për çdo problematikë në lidhje me çështjen e pronave.

Emisjoni i “Këndi i Ekpertit” i drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli  vjen çdo të hënë, të martë, të mërkurë dhe të premten nga ora 16:00 deri në orën 17:00. “Këndi i Ekspertit”, është një formulë interaktive  e sukseshme që u jep prioritet teleshikuesve të bëhen pjesë e emisionit me anë të telefonatave për shqetësimet e tyre, duke bërë të mundur edhe të marrin një përgjigje në kohë reale nga ekspertët në studio.

Konkretisht, e hëna ka në fokus rubrikën “Prona ime”, dhe i ftuari u përgjigjet pytjeve në lidhje me dokumentat e pronësisë dhe çertifikat e pronave . Dita e martë ka në fokur rubrikën dhe trajtimin në tërësi të problematikave të hipotekave dhe Aluizni-t.Specialistet me te mire te Aluizni-t dhe Hipotekave. Me pak fjalë çdo gjë që lidhet me pasuritë e patundshme, ku të ftuar në studio do të jenë drejtues të instuticioneve të hipotekave dhe Aluizini-t.

E mërkura ka në fokus rubrikën “Administratori im” dhe trajton problematikat e administrimit të pallateve dhe vështirësitë që hasin qytetarët nën drejtimin e administrastorëve. Të ftuar në studio do të jenë specialistet më të mirë të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa të premten, trajtohet rubrika “Pensioni im”, dhe në fokus janë një tërësi problematikash në lidhje me pensionet në vendin tonë. Në studio do të jetë i ftuar eksperti më i mirë i pensioneve Fadil Kepi .

“Në të katërt këto rubrika kemi në studio ekspertët më të mirë, në mënyrë që sqarimi apo zgjidhja e një problemi të jetë sa më efikas dhe i saktë,”- shprehet gazetarja Valbona Mhilli. Gjithëpërfshirja e grupeve të interesit e bën atë të ketë një audiencë të jashtëzakonshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS