Rikthehet në vëmendje tragjedia e 9 janarit, familjarët e viktimave homazhe në bregdetin e Vlorës (VIDEO)

15 vjet pas tragjedisë se 9 janarit , familjarët e viktimave bëjnë homazhe në qytetin bregdetar të Vlorës. “Fëmijët tanë janë lënë në mes të detit nga neglizhenca e strukturave shteterore”, kjo është akuza që kanë ripërsëritur familjarët e të ndjerëve që kërkojnë drejtësi prej vitesh.

Por shpresa e tyre ende nuk është shuar, ata kërkojnë dënimin e fajtorëve të ngjarjes. Familjarë të viktimave të 9 janarit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet gjyqësore në vend dhe çështja të kalojë tek Krimet e Rënda.

Mes lotësh, familjarët shprehen se kriminelë nuk janë djemtë dhe vajzat që humbën jetën në tragjedi, por ata ish-funksionarë dhe pjesëtarë të strukturave qëndrore dhe lokale të policisë së shtetit që stimulonin ,organizonin dhe realizonin trafikun e paligjshëm.

"Bëhen plot 15 vjet që djemtë tonë të mashtruar nga sekserë të lidhur me oficerë të Policisë e Shkodrës, që nga Shkodra deri në Vlorë, ne na kanë premtuar se do t’i çonin përmes policisë, pa shkelur në ujë, në Itali. Na kanë prerë në besë, na kanë tradhtuar dhe na kanë marrë fëmijët dhe na i kanë mbytur në Karaburun", shprehet njëri familjar. 

"Më bo vaki me pas mundësi kush, me ardh prej mediave në Torovicë në shtëpinë time, e me pa çfarë i kanë bërë fëmijëve të mi…unë jam sakat prej 15 vitesh, këta mafiozë të krimit që i mbytën fëmijët tanë…", tha një tjetër.

"Ta ndihmojë Zoti Edi Ramën dhe stafin e tij për të bërë drejtësi në Shqipëri dhe për ta ndihmuar për cështjen e nëntë janarit, që ka qenë një cështje që edhe fëmijën në barkun e nënës e ka trishtue", u shpreh një e tretë.

Për shkak të motit të keq dhe dallgëve të mëdha, më 9 janar të vitit 2004, gomonia e nisur nga zona e quajtur Plazhet e Bardha u mbyt duke gjetur vdekjen 28 persona nga 36 që ishin në të. 8 prej tyre ende nuk u janë gjetur trupat. Viktimat ishin kryesisht  të rinj e të reja të nisur nga Shkodra e Lezha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • juristi i universtitetit te vlores...hor: 10/01/2019 00:30

    skafist ish ai hori pedagogu i juridikut te vlores, qe vet Rd rama tha qe skish skolle as 8 vjecare dhe jepte mesim ne vlore, pasi bente juristin e ish rektorit te vlores dhe nga jurist ku rektiri tjter e beri pedagog per 5 mije euro. njerez thuaji me emra keta hora mos kini frike. Nikolini..qe si di as mbiemrin por ter vlora flet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €