KPA lë në fuqi pushimin e Vettingut, Mirela Fana 15 vite larg sistemit të drejtësisë

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca mbi rivlerësimin e gjyqtares pranë Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi pushimin e Vettingut duke lënë, gjyqtaren Fana larg sistemit të drejtësisë për 15 vite.

Trupa gjykuese përbëhej nga Natasha Mulaj, relatorja Rezarta Schuetz dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.

Gjatë seancës, gjyqtarja ka vendosur të mos jetë e pranishme në seancë dhe as të mos përfaqësohet nga një avokat.

Gjyqtarja Mirela Fana dha dorëheqjen nga posti në Gjykatën e Lartë në janar të vitit të shkuar, pak përpara nisjes së procesit të Vettingut, me një akt shkresor pranë presidentit. Arsye e dorëheqjes sipas saj ka qënë thellimi i studimeve akademike. Por edhe pas dorëheqjes, Fana ka gëzuar statusin e magjistratit.

Në seancën e parë të zhvilluar më 16 korrik sërish ish-gjyqtarja nuk ishte e pranishme në seancë dhe nuk kishte as një përfaqësues ligjor. Gjë kjo që e detyroi KPA të shtyjë vendimin për të për në ditën e sotme. 

KPK vendosi më herët të pranojë dorëheqjen e Fanës dhe për rrjedhojë ndërpreu Vettingun ndaj saj, por Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, e ankimoi vendimin në KPA. 

Sipas tij Fana përfiton çdo të drejtë si magjistrate pasi ka bërë dorëheqjen nga posti i anëtares së gjykatës së Lartë dhe jo i statusit magjistrate.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 10/09/2018 16:14

    dmth vitin e 16, kjo prape gjyqtare...i bie qe hajduteria riperterihet!!! mortja juve dhe vettingut tuaj te ndyre!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi