Rikthehet Serie A, Interi pret Parmën, Napoli përballet me Fiorentinën

Rikthehet Serie A, Interi pret Parmën, Napoli përballet me Fiorentinën

Ekipi i Interit

Rikthehet Seria A dhe në ndeshjen e parë të javës së 4-te Interi pret Parmën në San Siro. Zikaltërit e drejtuar nga Luciano Spalleti nuk duan surpriza të tjera dhe do të kërkojnë me patjetër tre pikët e radhës. Interi e fitoi ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Bologna dhe ka 4 pikë në rënditje.

Trajneri Spalleti ka kërkuar nga lojtarët që të jenë të përqendruar dhe të mos lënë me pikë rrugës ndërsa ka paralajmëruar se mund të ketë ndonjë ndryshim në formacion. Kapiteni Mauro Icardi pritet ta nisë ndeshjen nga stoli dhe vendin e tij pritet ta zerë Keita Balde. Napoli do të kërkojë të riniset menjëherë pas humbjes ndaj Sampdorias në javën e 3-të.

Trajneri Carlo Ancelotti i ka të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen me Fiorentinen edhe pse ndonjë prej tyre është i lodhur nga ndeshjet e Kombëtareve. Napoli- Fiorentina luhet në orën 18:00 në San Paolo dhe premton spektakël pasi skuadra vjollcë ka bërë një nisje të mirë të sezonit me 2 fitore në po kaq ndeshje.

Ndërsa në Gjermani, Bayerni pret Leverkusenin në Allianz Arena në kuadër të javës së tretë. Bavarezët kryesojnë kampionatin me 6 pikë dhe trajneri Niko Kovac nuk pret surpriza megjithese e pranon se skuadra po mendon edhe per ndeshjen e Champions League.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi