Rikthehet skandali 'bunga-bunga', Berlusconi sërish përballë drejtësisë italiane

Rikthehet skandali 'bunga-bunga', Berlusconi sërish përballë drejtësisë italiane

Ish-kryeminsitri italian Silvio Berlusconi

Rihapet procesi "Eskortë" në Itali. Kjo do të thotë se do të dalë sërish përpara drejtësisë italiane, ish- kryeministri i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi. 82-vjeçari, lider i së djathtës italiane akuzohet për korruptim të dëshmitarëve në një proces mbi vajza eskortë, një cështje e rihapur kjo nga Gjykata e Barit nën firmën e gjykatëses Rosa Anna Depalo.

Kjo aferë daton në vitet 2008-2009 kur një sipërmarrës i ri dhe ambicioz nga Bari, Gianpaolo Tarantini, dërgonte vajza eskortë në festat e organizuara në rezidencat e Berlusconit në Romë dhe në Sardenjë, me qëllim që të binte në sy për mirë. I ndjekur për nxitje të prostitucionit, Tarantini u dënua me gati tetë vite burg në shkallën e parë, por procedura në apel është ende në shqyrtim.

Paralelisht, Berlusconi akuzohet se ka paguar sipërmarrësin që gjatë këtij procesi, të mos tregojë detajet e këtyre mbrëmjeve. Në akuzat e reja ndaj ish-kryemistrit Sivlio Berlusconi është përfshirë si palë civile dhe Presidenca italiane e Këshillit të Ministrave, si palë e dëmtuar në prishjen e imazhit të institucionit për akuzat e pagesave të gënjeshtrave ndaj drejtësisë. Seanca e parë gjyqësore e procesit "Eskortë" është zhvilluar më 14 nëntor 2014. Silvio Berlusconi pritet të dalë para Gjyaktës së Barit më datë 4 shkurt 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë