Rikthehet Superliga me Flamurtari-Partizani, Gega: Në Vlorë për të ruajtur kryesimin

Rikthehet Superliga me Flamurtari-Partizani, Gega: Në Vlorë për të ruajtur kryesimin

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega

Të premten rikthehet Superliga me ndeshjen hapëse mjaft interesante mes Flamurtarit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 14. “Demat” udhëtojnë në Vlorë si kryesuesit e kampionatit dhe do të kërkojë të jenë të tillë edhe pas këtij 90 minutëshi.

Në prag të sfidës trajneri Gega është shprehur: “Jemi në vendin e parë, do të shkojmë në Vlorë për të mbajtur këtë pozicion. Gjithsesi futbolli i ka të treja rezultatet, por kemi rrugë të gjatë për të bërë. Deri në momentin e fundit do të jemi nën presion për objektivat që duhet të arrijmë.”

Ndërkohë Dashamir Xhika, i cili nesër do ta nisë si titullar për shkak të mungesës së Alban Hoxhës, ka deklaruar:“S’kam menduar kurrë të largohem nga Partizani pasi jam në shtëpi këtu. Për mua s’është problem që jam portier I dytë, pasi i pari është Albani që luan edhe me Kombëtaren.”

Për vlonjatët kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme pasi një hap i gabuar do t’i largonte shumë me ekipet kryesuese. Një fakt të tillë e theksoi edhe trajneri Daja në konferencën për shtyp. “Do të jetë shumë e vështirë, por siç kërkon Partizani të luajë për objektivat e veta, edhe në kërkojmë t’i përmbushim tonat.”

Për mesfushorin Batha kjo ndeshje do jetë më shumë se ndeshja e radhës. “Është bukur të luash kundër ekipit ku je formuar dhe ke kaluar një pjesë të madhe të karrierës. Shpresoj të bëhet lojë e mirë dhe të kënaqim tifozët.”

Flamurtari renditet në vendin e 6 dhe aktualisht është -12 pikë nga Partizani kryesues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri