POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rindezja e sinjalit analog të TV/ Zylyftar Bregu kundër Gentian Salës: Keqadministroi procesin

Zylyftar Bregu

Tiranë- Rindezja e sinjalit analog të televizioneve për të paktën 4 muaj, një ditë pasi Tirana dhe Durrësi hynë në sistemin dixhital, për anëtarin e AMA-s, Zylyftar Bregun nuk ishte gjë tjetër veçëse keqadministrimi i procesit, që solli reagimin legjitim të konsumatorëve. Ai bën përgjegjës kreun e AMA-s, Gentian Salën për gjithë situatën e krijuar.

“Sikurse pritej, keqadministrimi i procesit të dixhitalizimit, solli reagimin legjitim të konsumatorit. Nuk është thjesht çështje e fuqisë ekonomike për të blerë dekoderin, kjo nuk diskutohet, por ka të bëjë me legjitimitetin e modelit të ndjekur për realizimin e procesit. Ky proces u keqadministrua nga kryetari i AMA-s, i cili i ka marrë vendimet si për fikjen e analogëve dhe për rindezjen e tyre në kokën e tij, pa u konsultuar me bordin e AMA-s. Ky proces u konsiderua si një moment administrativ, ndërsa në fakt është sa administrativ, aq edhe politik, aq edhe social që duhet t’i nënshtrohej një vendimmarrjeje më të gjerë"

Zylyftar Bregu, Anëtar i AMA-s

ma.nd.
Komento