Dita e 37-të e protestës të banorëve të ‘Astirit', Basha: Kanë mbështetjen tonë

TIRANË- Është mbyllur dita e 37-të e protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re. Në mbështetje të banorëve të zonës edhe ditën e sotme kanë qënë deputetë të opozitës si: Lulzim Basha, Klevis Balliu, Luçiano Boçi etj. 

Banorët kanë shkuar në protestë me shkopinj dhe lopata në duar, ndërsa në pankartat shkruhet: ‘O Edvin o hajdut’ dhe ‘Larg banesave tona’. Edhe në protestën e sotme banorët kanë vendosur të veshin jelekë fosforeshentë. 

Në fjalën e tij para mediave, kreu i PD-së Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ai ka marrë para në këmbim të ndërtimit të projektit të Unazës së Re dhe se fronti opozitar do të vijojë që të mbështesë protestat kudo në vend. Për më shumë lidhur me protestat (SHIKO KËTU)

Protesta e banorëve të Astirit është mbështetur nga Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha që prej fillimit të saj. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre. ARRSH ka sqaruar se banesat për të cilat kundërshtojnë banorët janë të palegalizuara, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar zgjidhje për ta, bonusin e qirasë dhe strehimin nëpër banesa sociale. Protesta zhvillohet në një kohë kur IKMT vazhdon shembjen e banesave dhe pastrimin e zonës për të bërë të mundur nisjen e punimeve. Banorët kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim, ndërkohë që Bashkia Tiranë iu ka ofruar atyre një bonus qiraje për 3 vite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Protestat në Shkodër dhe Kavajë, Basha: Kauzat janë të drejta, kanë mbështetjen tonë

Pyetjes se përse protestohet vetëm në Bashkitë e djathta (SHIKO KËTU), Basha i është përgjigjur se ato po ndodhin në të gjithë Shqipërinë dhe se kanë kauza të drejta. Më tej, ai u shpreh se fronti opozitar do të mbështesë çdo protestë nëse i kërkohet nga qytetarët.

“Janë të gjithë Shqipërinë. Protestohet për kauza të drejta. Janë shenja degradimi të qeverisë. Duan t’i përçajnë duke thënë që ka interesa politike. Do të mbështesim çdo protestë. Nëse na kërkojnë do t’i mbështesim. Kudo që po ndodhin do të kenë mbështetjen tonë,”- tha Basha

Ora 17:51
Projekti për ‘Unazën e Re', Basha vijon me akuzat ndaj Ramës: Ka marrë 4 milion euro kapar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbështetje të banorëve të Astirit ka vijuar akuzuar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e Unazës së Re. Basha u shpreh se kryeministri Rama se ka marrë një kapar prej 4 milion eurosh për projektin, kapar që i është dorëzuar nga kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro. 

“Shqiptarët nuk po e mbajnë më sot peshën e keqqeverisjes. 40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton për bukë. Taksat janë rritur, prej vitesh vendi nuk qeveriset. Gjithaçka është kthyer në skema grabitjesh dhe vjedhjesh. Shembulli më i mirë është projekti i Unazës së Re. Këtu janë përfshirë kompani fantazmë dhe me letra falso. Dokumentat janë të dokumentuara se janë të falsifikuara. Po të mos ishte për banorët e zonës dhe disa prej mediave apo dhe mbështetjen e opozitës së bashkuar këto shtëpi do të ishin shembur. Tenderi ka shkelur çdo rregull. Një kompani është fantazmë. Përflitet një kapar 4 milion euro që Afrim Qëndro ia ka dorëzuar Edi Ramës. Iu kam thënë që pyesni ptokurorinë. E keni pyetur? Iu bëj ftesë dhe kërkesë që të hetoni kryeministrin, Afrim Qëndron. Janë aktorët kryesore në këtë vjedhje prej 40 milion eurosh. Kjo qeverisje ka shkaktuar zemërimin e qytetarëve në  çdo aspekt. Do të jemi këtu cdo ditë. Ramës i janë veshur sytë nga karrikja. Nuk e lë dot atë,”- tha Lulzim Basha. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë