Rishikimi i kufirit Serbi-Kosovë/ Luan Rama: Janë kufij gjaku, askush nuk mund t’i tjetërsojë

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka folur për herë të parë nga Jala për çështjen e rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ramës, kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash por janë kufij gjaku të vendosur me luftë.

Kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale dhe as çështje negociatash bilateral. Kufinjtë e Kosovës janë kufij gjaku, janë kufij zemrash, të cilat nuk mund t’i nxjerrë në tregun politik askush, cilido qoftë ai. Askush nuk mund t’i tjetërsojë, t’i ndryshojë, apo t’i trafikojë kufijtë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës! Çështja e kufijve të Kosovës është çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitike!

Luan Rama, deputet

Rreth një vit më parë deputetit të LSI-së, i është akorduar certefikata “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale