Rishikimi i kufirit/ Thaçi: Askush nuk mund të më kap për hunde, do të ketë bashkim të Luginës me Kosovën

Rishikimi i kufirit/ Thaçi: Askush nuk mund të më kap për hunde, do të ketë bashkim të Luginës me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp ka folur mbi zhvillimet më të fundit në vend. Në fjalën e tij, Thaçi ka folur mbi procesin e liberalizimit të vizave dhe për finalizimin e dialogut me Serbinë, që mbahet në Bruksel.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi është shprehur se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik por korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën.

Kosova dhe institucionet e saj kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në legjislacion, ekonomi apo politikë dhe është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të jemi të bashkuar në procesin në të cilin ndodhet tani Kosova, në dialogun me Serbinë. Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi i hap vendit rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj s’ka arsye të kemi hezitim nga ky proces. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën. Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë.

Hashim Thaçi, president i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. 

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Thaçit:

Jemi në hapat e fundit të procesit të transformimit dhe këta hapa si gjithmonë do të bëhen në mënyrë graduale në bashkëpunim me NATO-n, SHBA dhe partnerët strategjikë.

Mbrëmë kam zhvilluar një takim me kryesuesin e komisionit për punë të jashtme në parlamentin evropian dhe biseduam për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Procesi i liberalizmit të vizave duhet të ndodh tani dhe pa asnjë vonesë tjetër, në të kundërtën ky proces i stërzgjatur e humb kuptimin e vet.

Çelësi i Kosovës është uniteti politik dhe këmbëngulja e aspiratave politikë.

Kosova dhe institucionet e saj kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në legjislacion, ekonomi apo politikë dhe është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të jemi të bashkuar në procesin në të cilin ndodhet tani Kosova, në dialogun me Serbinë.

Ftoj të gjitha partitë politike kosovare të pozitës dhe opozitës të bashkohen rreth një platforme dhe të marrin pjesë të gjithë pa dallim

Interesi përbashkët i Kosovës mbrohet vetëm me pjesëmarrje të përgjegjshme, konstruktive me pjesëmarrje në dialogun në Bruksel.

Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi i hap vendit rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj s’ka arsye të kemi hezitim nga ky proces.

Parlamenti evropian do të mirëpres marrëveshjen eventuale mes dy shteteve që nënkupton njohjen reciproke, që të jetë obligueshme ligjërisht në rrafshin ndërkombëtarë për t’i hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata të mëdha.

Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën.

Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë.

Falënderoj Veselin që ka mbledhur sot partitë politikë dhe çdo nismë të tyre do ta mbështes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret