Risitë e grupit ‘Balfin’, ja si trajnohen punonjësit e rinj që bëhen pjesë e kompanisë

Risitë e grupit ‘Balfin’, ja si trajnohen punonjësit e rinj që bëhen pjesë e kompanisë

Trajnimet në grupin "Balfin"

Grupi “Balfin” është një grupet private investuese më të mëdha që operon në Shqipëri dhe në shumë vende të botës. “Balfin” ka gjithsej një staf prej 3000 personash nga të gjitha vendet ku Grupi është i pranishëm.

Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë në Austri, Maqedoni, Dubai, Kosovë, Greqi, Bosnje Hercegovinë, Itali dhe Amerikë.

Së fundmi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në faqet e tyre zyrtare, drejtorët ekzekutivë kanë bërë të ditur se kanë sjellë një risi për stafine tyre që sapo punësohet. Çdo punonjës I ri i nënshtrohet një trajnimi professional ku u ofrohen udhëzime mjaft të qarta dhe mbështetje të madhe profesionale.

A e dini se Grupi Balfin ka një Akademi trajnimesh për punonjësit e tij? Në muajin qershor, drejtorët ekzekutivë dhe menaxherë të nivelit të parë të kompanive Kid Zone (Jumbo), Spar dhe ACREM përvetësuan dhe perfeksionuan më tej aftësitë e tyre deleguese.

Seminari u drejtua nga Dr. Juliana Goga-Cooke, CEO e Academy of Design Thinking, akademike, gazetare dhe sipërmarrëse. Tashmë, të trajnuarit do të mund t’i japin skuadrës së tyre udhëzime më të qarta dhe mbështetje, por më e rëndësishmja është se do të ndihen komfort duke i ofruar të tjerëve lirinë për t’i kryer detyrat sipas mënyrës së tyre.”   

Statusi i "Balfin Group" në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet